Protestat në SHBA, zyrtarët i druhen një rritjeje dramatike të rasteve me Covid-19

schedule12:05 - 5 Qershor, 2020

schedule 12:05 - 5 Qershor, 2020

Në një javë, amerikanët kaluan nga stepja për të dalë jashtë tek marshimi në turma rrethe qark vendit.

Prej disa ditësh tashmë, SHBA-të janë përballur me protesta kundër racizmit dhe dhunës policore pasi afro-amerikani George Floyd humbi jetën në duart e policisë së Minneapolis-it.

Protestuesit kanë ngritur sloganet e tyre dhe kanë thirrur njëzëri emrin e Floyd-it, shumë prej tyre nuk mbajnë maska ndërsa nuk është respektuar as distanca fizike.

Gjatë arrestimeve, policia i ka futur grup në makina dhe më pas në qeli, sërish nuk mund të flitet për distancim social. Megjithatë, koronavirusit nuk i ka ardhur fundi dhe gjatë kësaj jave 4,430 persona janë raportuar si të vdekur në SHBA, mesatarisht 886 persona në ditë.

Nga numri total i vdekjeve në këtë javë, 1,036 u raportuan vetëm në 24 orët e fundit. Ndërsa, që nga fillimi i pandemisë e deri më tani, numri i të infektuarve në SHBA është 1,924,189 kurse ai i viktimave 1,924,189.

Tashmë zyrtarët e shëndetit druhen se shifrat do të rriten akoma më shumë si shkak i protestave. /abcnews.al/