Një tjetër incident është regjistruar në ujërat pranë Bengazit, në lindje të Libisë. Në shënjestër të një sulmi me dron ka qenë anija iraniane e mallrave “Alvan”, e cila dyshohet se transportonte pajisje elektronike me origjinë kineze dhe indiane, të destinuara për përdorim në sistemet kundër dronëve.
anija është goditur gjatë lundrimit, por ka arritur të shmangë fundosjen dhe të mbërrijë deri në portin e Bengazit, ku më pas është ankoruar.
Deri më tani nuk ka një konfirmim zyrtar se kush qëndron pas sulmit. Ndryshe nga rastet e mëparshme ndaj dy anijeve ruse, për të cilat presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky pranoi përgjegjësinë, këtë herë autorësia mbetet e paqartë.
Një tjetër detaj që ka tërhequr vëmendjen lidhet me mënyrën se si anija kishte operuar gjatë lundrimit.
Sipas analizës së kompanisë italiane “Planetek Italia”, ekzistojnë dyshime se ajo kishte çaktivizuar sinjalin satelitor dhe kishte përdorur emrin “Almehdi”, duke u identifikuar në mënyrë të rreme si një mjet lundrues për qëllime argëtimi, me synimin për të fshehur identitetin e saj.



