Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Procedohet mjeku i QSUT për mjekim të pakujdesshëm

schedule10:19 - 25 Maj, 2018

schedule 10:19 - 25 Maj, 2018

Procedohet në gjendje të lirë mjeku 64 vjeçar me iniciale E.Ç.,  i QSUT-së, për mjekim të pakujdesshëm ndaj një 63 vjeçari nga Korça, i cili ndërroi jetë mëngjesin e sotëm në banesën e tij.

Sipas policisë i ndjeri kishte kryer një ndërhyrje kirurgjikale pak ditë më parë në QSUT (më datë 16.05.2018) dhe familjarët e tij dyshojnë se mjeku ka kryer mjekim të pakujdesshëm.

Njoftimi i Policisë



Më datë 24.05.2018, filloi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit:

E.Ç, 64 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë mjek pranë QSUT-Tiranë.

Procedimi ndaj tij filloi pasi ditën e sotme, rreth orës 08:20 në banesën e tij në lagjen nr. 9 Korçë, ka ndërruar jetë shtetasi K.R, 63 vjeç, i cili kishte kryer një ndërhyrje kirurgjikale më datë 16.05.2018 në QSUT-Tiranë, nga mjeku i lartpërmendur, për të cilin familjarët e të ndjerit dyshojnë se ka kryer mjekim të pakujdesshëm. Nga këqyrja e trupit të viktimës, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!