Përplasen dy makina në aksin Milot-Rreshen, lëndohen dy persona

schedule15:39 - 26 Korrik, 2021

schedule 15:39 - 26 Korrik, 2021

Një aksident ka ndodhur këtë të hënë në aksin Milot-Rreshen, ku dy persona janë lënduar si pasojë e pëplasjes së dy makinave.

Policia bën me dije se mjeti tip “Ford ” me drejtues shtetasin P.Ll., është përplasur me mjetin tip “Renault ” me drejtues shtetasin I.M.,  ku për pasojë kanë marrë dëmtime 2 shtetase, të cilat ndodheshin pasagjere.

Dy të lënduarat janë dërguar në spitalin e Lezhës ku po marrin dhe ndihmën e parë mjekësore.

“Në aksin rrugor Milot- Rreshen, mjeti tip “Ford ” me drejtues shtetasin P.Ll., është përplasur me mjetin tip “Renault ” me drejtues shtetasin I.M.,  ku për pasojë kanë marrë dëmtime 2 shtetase, të cilat ndodheshin pasagjere dhe janë transportuar në Spitalin Rajonal Lezhë.

Drejtuesit e mjeteve janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kurbin,  për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë. e.su./abcnews.al