Read More…

"/>

PD: Rama, Meta dhe Berisha kanë dalë hapur kundër Bashës, janë e shkuara

schedule10:19 - 15 Janar, 2022

schedule 10:19 - 15 Janar, 2022

Partia Demokratike ka sulmuar sërish kryeministrin Edi Rama, ish-kryeministrin Sali Berisha dhe presidentin Ilir Meta. Në një deklaratë, PD shkruan se Rama, Berisha dhe Meta kanë dalë hapur tashmë kundër PD dhe Lulzim Bashës. Sipas selisë blu ata e dinë që janë e shkuara dhe mundohen të mbajnë njëri-tjetrin.

“Edi Rama, Ilir Meta dhe Sali Berisha kanë dalë hapur tashmë kundër PD dhe Lulzim Bashës. Ata e dinë që janë e shkuara dhe mundohen të mbajnë njëri-tjetrin. Trekëndëshi i Bermudës dhe oligarkët që i mbështesin hapur me aktet dhe retorikën e tyre përçarëse të demokratëve

Atyre ju intereson qëndrimi në vendnumëro, ju intereson Shqipëria e së shkuarës, jo e së ardhmes.

Demokratët dhe Shqiptarët janë bashkë  në këtë betejë kundër pakicës 30-vjeçare të tranzicionit që po e mban Shqipërinë peng.

NE KEMI ZGJEDHUR TË NDËRTOJMË TË ARDHMEN ME TË MIRË”, shkruan PD, ndërsa ka publikuar një video.

g.v/abcnews.al