“PD mallkim i Enver Hoxhës”, Rama lutje shkodranëve: Na e jepni 1 mundësi të tregojmë a vlejmë

schedule19:02 - 15 Prill, 2021

schedule 19:02 - 15 Prill, 2021

Kryeministri Edi Rama në një takim me qytetarët në Shkodër u ka kërkuar atyre që t’i japin një mundësi Partisë Socialiste që të tregojë nëse vlen apo jo.

Kreu i qeverisë tha se mendon që PS nuk ka bërë më të mirën në Shkodër, dhe u kërkoi qytetarëve që të hedhin sytë nga Shiroka për të kuptuar vizionin e tij dhe ambicies së PS-së.

“Për mua është shumë e qartë. Nuk mendoj që PS ka bërë më të mirën në Shkodër. Nuk ka dhënë këtu prova të mjaftueshme për të bindur shumëkënd që ndjehet qytetar i Shkodrës dhe që nuk është grupin e atyre që luftojnë akoma me komunizmin. Qytetarët e Shkodrës që thonë nuk jam me asnjë parti, i mirëkuptoj. Shkojnë në hipotekë dhe u nxihet jeta. Shohin që nga vota lindin drejtorë…”

 

Rama i pyeti edhe një herë shkodranët se si mund ti besohet kryebashkiakes Voltana Ademi, ndërsa shtoi se PD në Shkodër është një “mallkim që u ka lënë Enver Hoxha.”

Unë kam shumë besim që me Edonën dhe Benetin, ky komunitet do ketë dy njerëz të vetët.  Unë po flas për ato familje që rrinë anash. Na e jepni një mundësi që të tregojmë a ia vlejmë apo s’ia vlejmë për Shkodrën. Si mundet të vazhdohet ti besohet Voltanës dhe atyre që i vijnë rrotull. Dinë vetëm të vinë te foltorja e bëjnë shumë mirë, kur unë jam duke folur në parlament, se u është fut Enver hoxha në tru. Është mallkim i Enver Hoxhës prej 30 vitesh. ‘Ma nxitë jetën… e do ua lë mallkimin në formën e PD-së.’ Unë qenkam i pafe, Saliu qenka besimtari që do Shkodra. Këtë turp, ky dhe nuk ka për ta harru.”

Kryesocialisti u tha qytetarëve që PS, projektet 3D i bën realitet, ashtu siç është tashmë realitet Shiroka.

“Doni ta bëjmë Shkodrën si Vlora, si Korça, si Shkodra. Mjafton ta bësh Shkodrën si Shkodra dhe e ke kry mundësin për t’u dhënë të rinjve të ardhmen këtu… Projektet 3D i bëjmë realitet. Ishte edhe Shiroka 3D, sot është atje, realitet. Një pasqyrë e vogël e vizionit tim, e ambicies tonë. Pasqyrë për të parë si mund ta shpërndajmë atë rreze mbi gjithë Shkodrën…E fundit ka mbet Shkodra. Si ka mundësi, 30 vjet akoma prapë, vjen Luli poshtë komunizmi, Rama ik, janë në vete këta?” sb/abcnews.al/