Sondazh

Tragjedia e Durrësit, a duhet futur vrasja ligjërisht në Kodin Rrugor?

Loading ... Loading ...
 

“PD drejt rënies, nuk frymëzon më”/ Martin Leka: Berisha eliminon çdo kundërshtar

schedule13:48 - 5 Maj, 2026

schedule 13:48 - 5 Maj, 2026

Analisti Martin Leka thotë se rënia e PD vijon, për shkak se kjo forcë politike nuk frymëzon më.

Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Leka u shpreh se Sali Berisha nuk arriti ta bashkonte opozitën.

Sipas tij, Berisha ka shkelur statutin e PD dhe eleminuar çdo kundërshtar.



“Në të dy partitë, ekzistojnë shtresat me të ardhura mesatare dhe të ulëta, dhe arsim mesatar dhe i ulët, e theksuar kjo për PD. Kjo tregon atë lloj pasigurie që kanë këto shtresa, janë të lidhura me politikën. Janë më pak vulnerabël për cilësinë e zgjedhjes. Nga ana tjetër, kjo për të dyja partitë përbën bazë të madhe dhe të dyja partitë, nuk kanë mundur të bindin pjesën e shkolluar të elektoratit, që është edhe më e pavarur nga politika. Kjo indiferencë e marzhit elektoral, tregon një situatë të konsiderueshme të lartë në numër, rreth 30-35 përqind i një elektorati, i distancuar nga PS dhe PD.

Për shkak të mungesës së frymës së opozitës, përçarja, trajtimi nga lideri non grata i opozitës, nuk arriti ta bashkonte opozitën, nuk e la partinë në liri demokratike, ka krijuar këtë situatë. Në vend që të rritej opozita, ulet edhe opozita. Një njeri ka arritur të eleminojë kundërshtarët politikë, me disa mekanizma, duke futur artifica, disa kritere për kandidatët për kryetar të PD, dhe duke shkelur statutin e miratuar nga vetë PD, ku kryetari që humb zgjedhjet, është i shkarkuar”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!