Paketa e gjashtë e sanksioneve të BE-së: Një betejë narrativash

schedule12:37 - 18 Qershor, 2022

schedule 12:37 - 18 Qershor, 2022

Filip Medunic-Europian Council on Foreign Relations

Përktheu: Sonila Backa-abcnews.al

Pas shumë diskutimesh, Bashkimi Europian më në fund miratoi paketën e gjashtë të sanksioneve kundër Rusisë. Paketa e re e sanksioneve përfshin heqjen graduale të naftës ruse të importuar nga deti deri në fund të vitit, megjithëse me një përjashtim të Hungarisë, Sllovakisë dhe Republikës Çeke për të marrë naftën e transportuar nëpërmjet tubacioneve; përjashtimin e tre bankave nga sistemi SWIFT, duke përfshirë bankën më të madhe të konsumatorëve në Rusi, Sberbank; dhe 3 mediave të kontrolluara nga Kremlini.

Pavarësisht natyrës të marrëveshjes përfundimtare, europianët mund të mendojnë se janë më afër se kurrë objektivave të tyre për të ndëshkuar Rusinë për agresionin e saj në Ukrainë. Megjithatë, efektet e paketës mund të mos ndihen menjëherë, apo edhe të kenë ndikimin e dëshiruar në disa aspekte.

Europianët duhet të shmangin vendosjen e kufizimeve të eksportit, të cilat do të forconin narrativën e një Perëndimi të pakujdesshëm.

Së pari, ’embargoja’ e naftës e BE-së duket se do të heqë gradualisht naftën ruse; por të ardhurat nga shitja e tij do të vazhdojnë edhe për dy muajt e ardhshëm dhe potencialisht vitet duke pasur parasysh përjashtimet e dakorduara.

Me një datë përfundimtare të përcaktuar tani, këto masa madje mund të nxisin një agresion akoma më të madh rus në Ukrainë, ndërsa rritja e çmimeve të naftës teorikisht mund të bëjë të mundur që Rusia të shesë naftën e saj të papërpunuar me ritme më të larta, duke kompensuar disa nga humbjet e saj të mundshme, raporton abcnews.al.

Nafta e papërpunuar ruse tani po tregtohet me një çmim të mirë përtej asaj që i duhet Kremlinit për të përmbushur kërkesat e tij buxhetore. Dhe sanksionet që BE ka vendosur për sigurimin do t’i bëjë gjërat shumë më të vështira për eksportuesit në të ardhmen, por jo të pamundura.

Së dyti, sanksionimi i Sberbank ndoshta do të ketë vetëm një ndikim modest, pasi vetë bankës i është dashur t’u shërbejë klientëve vendas. Kjo gjendje forcon ndarjen midis sektorit bankar dhe financiar perëndimor dhe atij rus, duke i bërë pagesat ndërkufitare shumë të kushtueshme (pasi duhet të përdoren alternativa ndaj SWIFT).

Marrëveshjet me subjektet ruse në përgjithësi do të bëhen shumë më të vështira pasi bankat i trembën sanksioneve europiane dhe amerikane. Nga ana tjetër, Gazprombank është i përjashtuar nga sanksionet dhe ka të ngjarë të konsolidojë këtë pozicion pasi konkurrenca për pagesat kryesore ndërkufitare do të shënojë rënie.

Rubla gjithashtu do të forcohet, me një rritje të kursit të këmbimit. Duke u thënë kështu, firma kineze UnionPay është tërhequr nga një marrëveshje për të zgjeruar praninë e saj në Rusi nga frika e sanksionimit – duke shkatërruar shpresat e bankave ruse.

Ndërkohë, një krizë globale ushqimore po zhvillohet që nga pushtimi dhe bllokimi i porteve të Ukrainës nga Rusia, me efekte dytësore që tani po sjellin pasoja më tej në zinxhirin e furnizimit, si vendimi i Indisë për të ndaluar eksportet e grurit dhe kuotat e eksportit të Argjentinës.

Ndërhyrjet diplomatike kanë bërë që vendet tashmë të largojnë anijet ruse që transportonin grurë nga Rusia ose Ukraina e pushtuar. Vendet importuese janë të shqetësuara se sanksionet po komplikojnë edhe më shumë pagesat pagesën për produktet e pasanksionuara dhe do të kërkojnë prodhues alternativë.

Por, ndërsa çmimet rriten më tej, stoqet bien dhe interesat thelbësore të brendshme të qeverive po vihen nën presion, edhe vendet mund të vendosin se kanë shumë pak alternativa veçse të blejnë nga Rusia.

Pavarësisht nëse europianëve u pëlqen apo jo, ndikimi i politikës së tyre të jashtme ndaj Rusisë e ka tërhequr BE-në në një betejë narrativash.

Për të kompensuar këtë dhe për të ruajtur potencialin e veprimit të saj të jashtëm, duke përfshirë përdorimin e sanksioneve, europianët duhet të kërkojnë mënyra për të ndihmuar vendet e prekura, duke përfshirë ofrimin e mbështetjes së drejtpërdrejtë nëpërmjet ndihmës financiare, raporton abcnews.al.

Ata duhet të fillojnë të ofrojnë ndihmë në shkallë më të gjerë tani, dhe jo pas disa muajsh. Shumë shtete nuk kanë interes të dinë se kush është fajtori për krizën – siç tha së fundmi presidenti i Senegalit dhe kryetari i Bashkimit Afrikan Macky Sall kur ai u takua me Vladimir Putin dhe përsëriti fjalët e Rusisë për heqjen e sanksioneve perëndimore.

Perëndimi duhet të ndihmojë dhe kjo gjë duhet të demostrohet. Europianët duhet gjithashtu të shmangin vendosjen e kufizimeve të eksportit, të cilat do të forconin narrativën e një Perëndimi të pakujdesshëm, përveç nëse ata mund të ofrojnë lehtësime duke zhbllokuar eksportet e bllokuara ukrainase në të njëjtën kohë.

Paketa e gjashtë e sanksioneve të BE-së dëmton ekonominë e Rusisë. Ajo për herë të parë ka prekur importet e naftës dhe ka përjashtuar  një nga bankat e fundit të mëdha ruse nga sistemi SWIFT.

Pasojat ekonomike të sanksioneve ende nuk janë shpalosur plotësisht, por ato do të dobësojnë në mënyrë strukturore ekonominë ruse duke shkëputur më tej lidhjet e saj me Europën dhe botën perëndimore. 

Ata gjithashtu do ta bëjnë më të vështirë për Rusinë të bëjë biznes me vende të tjera të botës. Nëse kjo do të ndryshojë llogaritjen për Kremlinin dhe vendimet ushtarake që ai merr, kjo është një pyetje tjetër.

Për ekonominë e Rusisë, e ardhmja duket e zymtë në lidhje me ekspozimin e saj ndërkombëtar, por në frontin e brendshëm ajo po tregon më shumë elasticitet për momentin.  Por pasojat ekonomike peshojnë ndryshe në strategjinë ruse nëse e njëjta gjë do të ndodhte në një tjetër vend europian.

/abcnews.al