Optimizëm në Angli, kur mund të hapen stadiumet e futbollit

schedule16:38 - 17 Nëntor, 2020

schedule 16:38 - 17 Nëntor, 2020

Anglia është mbyllur për momentin, ndërkohë që hapja e stadiumeve ka qenë e pamundur. Gjithsesi ka optimizëm që diçka do të ndryshojë pas datës 2 dhjetor, kur edhe përfundon afati i mbylljes që i është bërë vendit.

Sportmail raporton se Departamenti për Sektorin digjital, Kulturën, median dhe Sportin (DCMS) ka paraqitur propozime për rikthimin e tifozëve në stadiume. Klubet po e vuajnë në aspektin financiar, pasi u është hequr një burim i rëndësishëm të ardhurash.

Kështu në muajin dhjetor mund të ketë stadiume që do të hapen, kjo zbuluar nga planet që qeveria ka. Propozimi aktual i DCMS është që tifozët të marrin pjesë në ndeshjet që luhen në zona ku norma e infeksionet është e ulët, pasi të hiqet bllokimi kombëtar.

Qeveria për momentin nuk është dakord, por burime pranë negociatorëve bëjnë me dije se DCMS është gati të vërë aktivitetet sportive në një nivel me aktivitetet e tjera. Për aktivitetet artistike është lejuar që të ketë një audiencë të reduktuar, kurse për futbollin ende jo, Synohet që të veprohet me të njëjtin standard edhe me futbollin.

Irritimi i tifozëve ka qenë i madh, për shkak se janë lejuar njerëz të ndjekin koncerte, apo prej faktit që u lejohet të shohin ndeshje në kinema dhe jo në stadiume. Gjithsesi mbetet të shihet se çfarë vendimi do të merret, pasi javën e parë të nëntorit pati një numër të madh të infektuarish me COVID-19, çka solli që edhe numri i atyre që humbën jetën të shtohej. /abcnews.al