Opozita protestë para ministrisë së Brendshme

schedule14:05 - 16 Maj, 2018

schedule 14:05 - 16 Maj, 2018

Si u paralajmërua një ditë më parë në orën 12:00, ministria e Brendshme u rrethua nga protestues.
Qytetarë dhe deputet të opozitës u ndalën tek pedonalja ku nisën thirrjet e tyre për tërheqjen e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, nga posti.

Policia kishte paracaktuar perimetrin e sigurisë, por nurmi i vogël i oficerëve të policisë bëri që protestuesit ta thyenin lehtësisht, duke e zhvendosur vetëm pak metra më pranë.

Protesta nisi pak minuta pas mbledhjes së grupit parlamentar socialist, gjatë së cilës kryeministri Rama, shprehu qëndrimin e tij dhe grupit të tij parlamentar se dikush do mbajë përgjegjësi penale mbi çështjen por momentalisht ministri Xhafaj nuk ka as atë ligjore e as atë morale.

Mes protestuesve dikush kujtonte 4 kuksianë të burgosur, pasi protestuan në Rrugën e Kombit për tarifën momentalisht të tërhequr nga qeveria.

Protesta vijoi paqësore për 60 minuta edhe pse ishte lajmëruar për dy orë./abcnews.al