Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Irani përdori Starlink për të sulmuar SHBA/ U vranë 6 ushtarë amerikanë, Musk merr masa

schedule15:15 - 29 Nëntor, 2026

schedule 15:15 - 29 Nëntor, 2026

Irani dyshohet se ka përdorur terminalet e internetit satelitor Starlink për të koordinuar sulme me dronë kundër forcave amerikane, duke vënë në qendër të debatit kompaninë SpaceX të Elon Musk.

Sipas një investigimi të gazetës “The Washington Post”, dokumente të inteligjencës amerikane tregojne se forcat iraniane kanë shfrytëzuar këtë teknologji në operacionet e tyre ushtarake.

Dyshimet lidhen veçanërisht me sulmin ndaj një qendre komandimi ushtarak amerikan, ku humbën jetën gjashtë ushtarë. Ky konsiderohet sulmi më vdekjeprurës ndaj trupave amerikane që prej fillimit të konfliktit.



Lajmi ka shkaktuar shqetësim edhe në kompaninë e Elon Musk. Sipas “Washington Post”, drejtuesi i SpaceX është informuar për dy raste të përdorimit të paautorizuar të Starlink, të cilat ekipi i tij i ka lidhur me operacionet iraniane kundër forcave amerikane. Pas këtyre zhvillimeve, kompania ka ndërmarrë masa më të rrepta për kontrollin e përdoruesve dhe aktivizimin e terminaleve, duke kufizuar mundësinë e përdorimit nga blerës anonimë.

Shqetësimi lidhet me faktin se Starlink, i cili ofron internet përmes një rrjeti satelitësh, mund të përdoret edhe për komunikime dhe koordinim ushtarak. Ndërkohë, versioni ushtarak i kësaj teknologjie, Starshield, përdoret nga ushtria amerikane për operacione të posaçme.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!