Oferta e fundit angleze lumturon Muriqin, Fenerbahce bllokon largimin

schedule14:34 - 25 Janar, 2020

schedule 14:34 - 25 Janar, 2020

Vedat Muriqi vijon të mbetet shumë i kërkuar në merkato. Tottenham i është rikthyer pistës së bomberit të Fenerbahce, por klubi turk kërkon të paktën 20 milion sterlina për ta lënë të lirë.

Në garë për lojtarin nga Prizreni është futur edhe Manchester United. Solskjaer ka nevojë për qendërsulmues dhe ka piketuar 25-vjeçarin dardan, i cili ka shënuar 12 gola këtë sezon me gjigantin turk.

Interesimi i “Djajve të Kuq” i pëlqen shumë Muriqit, i cili preferon transferimin në “Old Trafford” përpara kalimit tek ekipi i Jose Mourinhos. Problem mbetet fakti që Fenerbahce nuk dëshiron ta shesë në këtë merkato.

Klubi turk po garon për fitimin e titullit kampion dhe ka nevojë për Muriqin për të realizuar objektivin e madh. Në Turqi janë të bindur që sulmuesi i Kosovës do të vazhdojë të shënojë gola të tjera, diçka që do të sillte rritjen e çmimit të tij. /abcnews.al