Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Muriqi, heroi shqiptar në Champions/ Ylli i Kosovës realizon golin e fitores ndaj gjigandit Liverpool

schedule13:05 - 5 Nëntor, 2026

schedule 13:05 - 5 Nëntor, 2026

Paska qenë mbrëmja e shqiptarëve.

Në të njëjtën ditë kur Stavro Pilo ndëshkoi skuadrën më të madhe në rruzull, Real Madrid, një tjetër shqiptar ia doli ndaj gjigandit më të madh të Anglisë.

Vedat Muriqi, sulmuesi I Kosovës, ishte vendimtar me golin e tij në fitoren 3-2 që skuadra turke, Fenerbahçe, arriti ndaj Liverpulit, në sfidën e luajtur në Stamboll.



Ylli “dardan” goditi për 3-2, sipas specialitetit të tij, me kokë, në minutën e 78-të, duke përcaktuar edhe rezultatin përfundimtar të sfidës.

Më e bukura ishte që shqiptarit nga Kosova iu deshën vetëm 15 minuta në fushë, pasi hyri si zëvendësues, e madhe në vetëm kaq pak kohë mori një notë shumë të mirë, 6.9.

Ai u la prapa vetëm nga futbollistë të tillë si Juksek, Grinvud apo Kahvexhi, që luajtën si titullarë.

Suksesi në stadiumin “Çobani” në kompleksin sportiv Shukru Saraçollu, u arrit në mënyrë dramatike, pasi turqit ishin në fillim në epërsi, dhe pastaj anglezët përmbysën rezultatin në 2-1, ndonëse nuk e mbajtën dot fitoren.

Për Muriqin ky ishte goli I parë në fazën e grupit në Champions këtë vit, ndërsa janë 8 rrjeta gjithsej, pasi ka shënuar 7 herë në Superligën e Turqisë.

Fenerbahçe arriti fitoren e parë, duke qenë në vend të 19-të me 5 pikë, ndërsa Liverpuli pësoi humbjen e parë.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!