Nuk ka më dilema: Rinovimi gati, Barcelona “blindon” adoleshentin e talentuar

schedule21:20 - 3 Gusht, 2020

schedule 21:20 - 3 Gusht, 2020

Ansu Fati është një talent i madh dhe Barcelona po bën gjithçka për ta rritur dhe mbrojtur nga “sulmet” e klubeve të tjera. 17-vjeçari debutoi këtë sezon me ekipin e parë, duke ia dalë të shënojë 7 gola në kampionat dhe një në Champions League.

Sulmuesi me origjinë nga Guinea-Bissau, rinovoi në fundin e vitit të kaluar deri në verën e vitit 2022 kontratën me klubin katalanas. Klauzola e shitjes u vendos 170 milion euro, shumë që nuk e bind aspak Barcelonën.

Marca raporton se drejtuesit e klubit kanë përgatitur kontratën e re për yllin e ri të ekipit. Siç përflitet prej ditësh, Ansu Fati do të përfitojë një rritje të konsiderueshme rroge, teksa klauzola e shitjes së tij do të prekë shifrën 400 milion euro. /abcnews.al