Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Një mbledhje në Tiranë dërgoi koronavirusin në Berat, dalin pozitivë dy punonjës të Ujësjellësit

schedule09:19 - 13 Maj, 2020

schedule 09:19 - 13 Maj, 2020

Janë konfirmuar dy raste të reja me koronavirus në Berat. Abcnews.al konfirmon se bëhet fjalë për një burrë 56 vjeç dhe një grua 44 vjeçe, të dy punonjës të Ujësjellësit të Beratit.

Një ditë më parë u konfirmua po ashtu me koronavirus një 36 vjeçare, edhe ajo punonjëse e Ujësjellësit të Beratit.

Mjekët janë duke kryer hetimin epidemiologjik të të prekurve, por paraprakisht dyshohet se ata janë infektuar në Tiranë gjatë një mbledhjeje auditi që kanë kryer në kryeqytet.



Burimet zyrtare pranë Drejtorisë Rajonale të Shëndetit Publik në Berat komfirmojnë se,nga 20 testimet e kryera në punonjësit e Ujësjellësit të Beratit vetëm dy prej tyre kanë rezultuar “pozitivë”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!