Nesho: Ndërkombëtarët duhet të ishin të paanshëm, kriza institucionale krijon pushtet autoritar

schedule18:08 - 22 Maj, 2020

schedule 18:08 - 22 Maj, 2020

Ish- Ambasadori Agim Nesho në një intervistë për “ABC News” ka folur për situatën politike. Ai u shpreh se prej më shumë se dy vitesh vendi ndodhet në një krizë të thellë dhe së Këshilli Politik është i domosdoshëm.

Nesho gjatë intervistës tha për gazetarin Endi Xhafo theksoi se prezantimi i platformës së Presidentit Meta evidenton faktet dhe kërkon që Shqipëria të jetë aktive në procesin e integrimit, ndërsa shtoi se nuk duhet të lejohet që demokracia shqiptare të kalojë në një demokraci jo liberale apo një shtet që nuk funksionon.

Gjithashtu ai theksoi se ndërkombëtarët duhet të jenë të vetëdijshëm se kriza institucionale në Shqipëri po krijon një pushtet autoritar.

“Mendoj që ka një krizë të thellë të provokuar, edhe nga mënyra dhe insistimi nga faktori ndërkombëtar, për nevojën e një reforme në drejtësi që duhet të shoqërohen edhe me garantimin e funksionimin e shtetit demokratik.

Nuk mund të jenë të shkëputura, sepse përfundimi i reformave të dëshiruara prej tyre mund të na çojë në krijimin e institucioneve të kapura nga një mazhorancë e pakontrolluar e cila mund të legjitimojë procesin tjetër demokratik që ka mbetur”, u shpreh Nesho.

Më tej ai theksoi se ndërhyrjet e Ambasadores amerikane tregojnë  shqetësimin që është vënë në dukje, por theksoi se çështja e reformave duhet kuptuar më thellë pasi ka një krizë thuajse dyvjeçare.

“Aktorët ndërkombëtarë duhet të ishin të paanshëm. Institucionet që kanë përkrahur Reformën në Drejtësi duhet të jenë përgjegjëse për anomalitë dhe mosfunksionimin e saj”, u shpreh ai.

Sakaq ai theksoi se faktori ndërkombëtar nuk duhet të heshtë në rastet kur prishet veprimtaria institucionale demokratike në një shtet.

“Faktori ndërkombëtar duhet të jetë i vetëdijshëm se kriza institucionale në Shqipëri po krijon një pushtet autoritar që mund të rrezikojë interesat e Shqipërisë”, u shpreh ai./abcnews.al