Ndreu: Ia falëm fitoren Tiranës. Tolerime? Vllaznia na mundi 0-3

schedule15:10 - 7 Mars, 2021

schedule 15:10 - 7 Mars, 2021

Kastrioti humbi 1-2 ndaj Tiranës në Kamzë dhe trajneri i krutanëve, Ramazan Ndreu, foli si zakonisht në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport.

“Pësuam në momentet më të mira tonat. I falëm një gol, ndodh, por duhet të ishim të kujdesshëm. Kur ishim pranë barazimit i falëm edhe golin e dytë dhe përfundimisht ia dhuruam. Nuk ishte ndeshje e mirë sot, ndryshe nga ndeshja e shkuar, nuk vrapuam shumë sot.

Futa edhe të rinj, por nuk kishin kapacitetin për të luajtur në këtë ndeshje. Në pjesën e parë kishim raste pafund. Lodhja ka ndikuar. Devid po të ishte më i freskët do kishte shënuar. Pozicionimi në tabelë ndikon sepse jemi djem të ri dhe euforia është e pashmangshme.

Ja kam bërë të qartë se kampionati nuk është mbyllur dhe skuadrat më lart vijnë për të marrë pikë. Sot desha barazimin dhe tentuam të luajmë në mbrojtje, por në të vërtetë nuk bëmë kështu. Në Shqipëri edhe ne që jemi specialistë kemi dyshuar.

Ndeshjet nuk ngjajnë aspak. Me Vllazninë kemi luajtur dy ndeshje dhe na kanë mundur 3-0 këtu, ç’mund të themi, se i kemi toleruar? Ne jemi skuadër me luhatje, e kam thënë që në fillim të sezonit, Ndoshta sezonin e ardhshëm do jemi ndryshe sepse e kemi krijuar boshtin.

Edhe nëse e sigurojmë mbijetesën, të gjithë lojtarët do të luajnë për vete, për t’u shitur në ekipe të tjerë apo për të qëndruar te Kastrioti”, u shpreh Ndreu. /abcnews.al