Ndotja nga nafta shkatërron të mbjellat, fermerët: Gjykatat të pafuqishme ndaj Bankers Petroleum

schedule16:20 - 7 Nëntor, 2020

schedule 16:20 - 7 Nëntor, 2020

Mes mjedisit toksik të fushës naftëmbajtëse, banorët e Marinzës po kërkojnë të shfrytëzojnë të vetmin burim që u ka mbetur për të siguruar jetesën, tokën.

Por nëse ngjyra e pazakontë e bimëve nuk është analizuar shkencërisht, fakt është që kjo tokë nuk sjell prodhime për fermerët.

Ata prej vitesh tentojnë të kultivojnë token, por pa rezultat.

 

“Kemi marre këtë lloj ulliri se thonë që reziston, por nuk ka vaj. Kam ndërruar katër herë bimët e lajthive etj”, është shprehur një banor. .

Një tjetër banor thekson se ka mbjell pemë por nuk bëhen ato degradohen vit pas viti.

Niveli i gazrave në ajër dhe ujërat nëntokësorë u shtua pas shpërthimit të fontanës 5 vjet me parë. Banorët në atë kohë hodhën bankersin në gjyq por gjykata e Fierit e rrëzoi pretendimin e banorëve të cilët e apeluan vendimin. Ata thonë se gjyqtarët nuk mund të japin drejtësi përballë gjigandit të naftës Bankers Petroleum, nga i cili siç thonë se ka frikë edhe shteti.

“Asnjëherë nuk e fiton gjyqin me këto gjyqtarë të korruptuar. E kam çuar çështjen në Apel, gjyqtarët kanë frikë sa e përmend emrin Bankers, ai nuk e humb vendin e punës për një gjyq. Dy veta e kemi hedhur në gjyq Bankers unë dhe një tjetër”, është shprehur një tjetër banor i zonës. 

Përveç telasheve dhe problemeve shëndetësore banorët e Marinzës nuk kanë përfituar asgjë nga pasuria e nëntokës. Nëse dikur çdo familje kishte një anëtar të punësuar në naftë, sot bankers dhe nënkontraktorët i kanë suprimuar vendet e punës me teknologjinë ndërsa pjesën tjetër të punonjësve e marrin  nga zona të tjera

Ndotja në fshatrat e zonës naftëmbajtëse vazhdon prej vitesh pavaresisht pretendimeve të bankers se ka investuar për reduktimin e saj.

Me largimin e investitorëve kanadezë, fusha naftëmbajtëse Patos-Marinzë i kaloi për shfrytëzim një kompanie kineze. Kjo e fundit hoqi nga puna edhe banorët e zonës. /abcnews.al