Motori përplaset me makinën në Pogradec, plagosen babë e bir

schedule19:13 - 10 Gusht, 2022

schedule 19:13 - 10 Gusht, 2022

Një aksident ka ndodhur në afërsi të fshatit Zërvaskë në Pogradec.

Nga informacionet paraprake dyshohet se një makinë dhe një motor janë përplasur me njëra-tjetrën. Të plagosur kanë mbetur babë e bir që udhëtonin me motomjetin, të cilët ndodhen në Spitalin e Pogradecit nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë:

Më datë 10.08.2022, rreth orës 18:50, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Gështenjas, mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin B. Y., është përfshirë në një aksident me një motomjet pa targë, me drejtues shtetasin A. C., 45 vjeç.

Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i motomjetit shtetasi A. C. dhe djali i tij rreth 14 vjeç, pasagjer, banues në fshatin Leshnicë, Pogradec, të cilët ndodhen në Spitalin e Pogradecit nën kujdesin e mjekëve.

Me drejtuesin e mjetit tip “Benz”, shtetasin B. Y., po kryehen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

/abcnews.al