Miratohet skema kombëtare e mbështetjes për fermerët me një fond prej 4.4 miliardë lekësh. Ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj theksoi se nga skema e mbështetjes së naftës parashikohet të përfitojnë rreth 50 mijë fermerë ndërsa do të aplikohen kritere më të rrepta për përfitimin.
Risi në skemën e këtij viti do të jetë shtimi i subvencioneve edhe viçat të cilët do të mbështeten me 5 mijë lekë per krere. Për lopët mbështetja do të jetë si më parë me 10 mijë lekë për krerë dhe për të imtat 1200 lekë për krerë.
Po ashtu në mbledhje u miratua edhe përcaktimi i zonave Kadastrale ku do të lejohet kultivimi i kanabisit për qëllime mjekësore.
Financohen për herë të parë edhe viçat me 5 mijë lekë për krerë, por nuk duhet të ketë për pak se 10 krerë. Për lopët do të jetë si më parë me 10 mijë lekë për krerë, jo më pak se 10 krerë. Për të imtat 1200 lekë për krerë./abcnews.al