Mediu: Jetojmë në një moment shumë të vështirë, jemi në një krizë institucionale

schedule15:58 - 24 Nëntor, 2020

schedule 15:58 - 24 Nëntor, 2020

Me grupe deri në 10 veta, aq sa lejohet nga autoritetet shëndetësore, kreu i partisë Republikane Fatmir Mediu vijon takimet me koordinatorët e partisë, në përgatitje të zgjedhjeve parlamentare.

“Ne jetojmë në një moment shumë të vështirë. Jemi në një krizë institucionale, papunësi, krim korrupsion, mungesë të funksionimit të sistemit shëndetësor e arsimor. Jemi në një vend që jeton në një dëshpërim të madhe”, tha Mediu.

Këto vështirësi sipas Mediut mund të tejkalohen më 25 prill, që ai e sheh jo thjeshtë si një datë zgjedhjesh.

“Ky është një moment shumë i rëndësishëm, të mos e shohim 25 prillin si zgjedhje, thjesht politike, por si një moment të rëndësishëm në historinë tonë. Për t’ju rikthyer rrugës evropiane, dhe të rikthejmë Shqipërinë në një faktor të rëndësishëm”, tha më tej Mediu.

E rëndësishme sipas tij është që në zgjedhjet e 25 prillit opozita të përfshijë në garën elektorale njerëz të aftë, të rinj dhe profesionistë./abcnews.al/