Mbyllet merkato në Gjermani, Guendouzi te Hertha Berlin zyrtarizimi i fundit

schedule19:17 - 5 Tetor, 2020

schedule 19:17 - 5 Tetor, 2020

Në Gjermani, merkato është mbyllur në orën 18:30 dhe lëvizja e fundit, ka qenë Matteo Guendouzi te Hertha Berlin. Mesfushori i Arsenalit është huazuar tek ekipi i Herthës, që ka dhe opsion blerje.

Pak çaste më parë, është bërë dhe zyrtarizimi i mesfushorit 21-vjeçar, i cili u transferua tek Arsenal në verën e vitit 2018 për 4 milion euro nga Lorient, si një ndër objektivat kryesorë të ish-trajnerit Unai Emery./abcnews.al