Mblidhen aleatët opozitarë, çështjet që do diskutohen

schedule17:29 - 21 Tetor, 2019

schedule 17:29 - 21 Tetor, 2019

Aleatët opozitarë po zhvillojnë një mbledhje këtë të hënë. Takimi po mbahet në selinë e Partisë Demokratike. Prezentë në mbledhje janë Basha, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, kreu i PR-së, Fatmir Mediu, ai i PAA-së, Agron duka, kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi dhe kreu i PDK-së, Nard Ndoka.

Mësohet se do të jenë të paktën dy teza që do të diskutojnë krerët e partive opozitare. Fillimisht bëhet fjalë për strategjinë që do të ndjekë opozita pas vendimit që mori Brukseli kundër çeljes së negociatave.

Së dyti, pritet të diskutohet për një dokument që po harton PD-për reformën zgjedhore. Edhe pse nuk merr pjesë në Komisionin e Posaçëm të Reformës Zgjedhore, ekspertë të PD-së po punojnë për një dokument, i cili do të diskutohet me aleatët.

Lulzim Basha sot më herët, ka dhënë edhe një konferencë për shtyp, ku ka kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Rama, pas dështimit me hapjen e negociatave për anëtarësim në BE, të Shqipërisë dhe Maqedonisë më 18 tetor./abcnews.al