Manchester United ka gjetur një zëvendësues për Ronaldon

schedule11:00 - 30 Nëntor, 2022

schedule 11:00 - 30 Nëntor, 2022

Sulmuesi i Barcelonës, Ansu Fati mund të largohet nga klubi i tij aktual për t’u transferuar në Premier League. Sipas raportimeve të Triball Football, Manchester United dhe Liverpool po tregojnë interes për transferimin e tij.

Djajtë e Kuq po e shohin 20-vjeçarin si zëvendësues të portugezit Cristiano Ronaldo, të cilit i është ndërprerë së fundmi kontrata. Liverpool sheh Fatin si një alternativë ndaj senegalezit Sadio Mane, i cili u largua për te Bayern Munich.

Kontrata e Fatit me Barcelonën është e vlefshme deri në fund të sezonit 2026/2027. Klauzola e tij, e shkruar në kontratën me katalanasit, është një miliard euro. /G.D abcnews.al/

The Barça, calm with Ansu Fati in spite of the rumours sobr...