Makina merr para këmbësorin në Shkodër

schedule19:02 - 5 Dhjetor, 2021

schedule 19:02 - 5 Dhjetor, 2021

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Kryebushat – Vau Dejës. Një automjet ka përplasur këmbësorin F. L., 61 vjeç,.

Ai është dërguar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve ndërkohë që grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

“Më datë 05.12.2021, rreth orës 17:40, në aksin rrugor Kryebushat – Vau Dejës, një automjet me drejtues shtetasin N. K., 59 vjeç, banues në Lezhë, ka përplasur shtetasin këmbësor  F. L., 61 vjeç, banues në Stajkë, Vau i Dejës.

Shtetasi F. L., aktualisht ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia. m.v/Abcews.al