Lojtari brazilian përfshihet në një aksident fatal

schedule19:33 - 6 Dhjetor, 2021

schedule 19:33 - 6 Dhjetor, 2021

Mbrojtësi i majtë i Flamengos, Ramon, u përfshi në një aksident fatal me makinë gjatë fundjavës në rrugët e Rio de Zhaneros. Sipas policisë, 20-vjeçari ka goditur një çiklist. Pas aksidentit, Ramon ndaloi makinën për t’i dhënë ndihmë qytetarit por ishte kohë e humbur pasi ai kishte vdekur.

Lojtari u shoqërua në komisariat dhe mori dëshminë e tij. Policia gjithashtu do të marrë në pyetje disa dëshmintarë dhe do të shikojë kamerat e sigurisë për të marrë një vendim për lojtarin e Flamengos./h.ll/abcnews.al