21:00-Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky thotë se mbrojtësit në qytetin e Severodonetsk po u shkaktonin humbje të mëdha trupave ruse gjatë asaj që ai e quajti “një betejë shumë e ashpër dhe shumë e vështirë”.
“Në shumë aspekte, fati i Donbasit po vendoset atje,” tha ai në një adresë në internet të raportuar nga agjencia e lajmeve Reuters.
Siç kemi raportuar, shumica e Severodonetsk është nën kontrollin rus dhe luftëtarët ukrainas tani mbajnë vetëm periferi të qytetit, sipas guvernatorit rajonal.
Beteja duket e ashpër në Donbas ku rusët kanë angazhuar gjithçka për të arritur fitoren e kërkuar nga Putini. Mungesa e armëve të rënda për ukrainasit po i lejon rusët që të avancojnë në mënyrë të vazhdueshme edhe pse me hapa të vegjël.
Situata në frontet e tjera duket e qëndrueshme, ndërkohë që Turqia dhe Rusia janë duke negociuar për mënyrën e nxjerrjes së grurit ukrainas nga porti i Odesas për të shmangur urinë në botë.
15:42-Rusia vijon me kushtet ndaj Perëndimit: Na hiqni sanksionet nëse doni grurë në tregjet tuaja
Perëndimi duhet të heqë sanksionet e vendosura ndaj Moskës nëse duan që gruri rus të shpërndahet në tregjet ndërkombëtare. Ky është kushti që ka vënë sot Kremlini.
“Presidenti Putin ka thënë….sanksionet direkte dhe indirekte ndaj Rusisë duhet të hiqen,” tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov në një konferencë për shtyp.
Sipas tij, sanksionet që Perëndimi i ka vendosur si përgjigje ndaj pushtimit të Ukrainës, janë duke prekur sigurimin e transportit të anijeve, pagesat dhe aksesin në portet evropiane.”
Ukraina dhe Rusia së bashku përbëjnë gati një të tretën e furnizimeve globale të grurit, ndërsa Rusia është gjithashtu eksportuesi kryesor i plehrave kimike, kurse Ukraina furnizues kryesor i misrit dhe vajit të lulediellit.
Eksportet e grurit të Ukrainës janë ndalur nga bllokada e vendosur nga Rusia në portet e saj në Detin e Zi, por Moska fajëson Ukrainën për situatën duke shtuar se vendi nuk po pastron minat nga portet.
15:19-Ukraina dhe Rusia shkëmbejnë trupat e 50 ushtarëve të pajetë
Ukraina dhe Rusia kanë shkëmbyer trupat e pajetë të 50 ushtarëve. Lajmin e bëri të ditur Ministria ukrainase e Riintegrimit. Në një postim në Facebook, autoriteti shtoi se 37 prej luftëtarëve u vranë në fabrikën e çelikut Azovstal, në zonën që konsiderohej deri vonë si qëndresa e fundit e qytetit përpara se forcat ruse të merrnin kontrollin.
“Në vijën e frontit në rajonin e Zaporizhzhya u bë një shkëmbim i trupave të ushtarëve të vdekur midis Ukrainës dhe Rusisë sipas formulës 50 me 50,” tha ministria.
“Procesi i kthimit të trupave të ushtarëve të vdekur ukrainas është në vazhdim”.
Më herët, Ukraina tha se Rusia kishte dorëzuar trupat e 210 luftëtarëve ukrainas që ranë duke mbrojtur qytetin port me rëndësi strategjike të Mariupolit. Sipas njoftimit, shumica e tyre ishin nga fabrika e çelikut Azovstal. Është e paqartë se sa trupa të tjerë kanë mbetur në rrënojat e fabrikës.
15:06-“Fjalët e Lavrov janë boshe”, Ukraina hedh poshtë garancitë e Rusisë për eksportin e grurit
Ukraina i ka hedhur poshtë garancitë e Rusisë për eksportin e grurit duke i cilësuar “fjalë boshe” pasi ministri i jashtëm rus tha se vendi nuk do ta përdorë situatën në avantazhin e tij, shkruan skynews.
“Fjalët e Lavrov janë boshe. Ukraina e ka bërë të qartë pozicionin e saj për portet: nevojiten pajisje ushtarake për të mbrojtur vijën bregdetare dhe një mision për të patrulluar rrugët e eksportit në Detin e Zi”, tha zëdhënësi i ministrisë së jashtme të Ukrainës.
“Rusia nuk mund të përdorë korridoret për eksportin e grurit për të sulmuar Ukrainën jugore.”
Komentet e Oleg Nikolenkos vijnë pasi Sergei Lavrov, ministri i jashtëm i Rusisë, u takua me homologun e tij turk për të diskutuar një plan për rifillimin e eksporteve të grurit nga portet e Ukrainës.
Ai tha se e vetmja mënyrë është që Ukraina të çminojë të gjitha rrugët ujore. Ai shtoi se Moska nuk do të përdorë situatën për të vazhduar “operacionin e saj special ushtarak”, për sa kohë që Ukraina i lejon anijet të largohen të sigurta.
“Këto janë garanci nga presidenti i Rusisë”, tha Lavrov.
14:11-Von der Leyen: Ushqimi tani është pjesë e arsenalit rus
Gjatë një fjalimi në Parlamentin Europian në Strasburg, von der Leyen theksoi nevojën urgjente për të rihapur portet e Detit të Zi të Ukrainës, si një zgjidhje për krizën e afërt globale të ushqimit, sipas CNN.
“Ky është një veprim i ftohtë, i pashpirt dhe i llogaritur nga Putini ndaj disa prej vendeve dhe njerëzve më të cenueshëm në botë. Dhe prandaj tani, të nderuar deputetë, ushqimi është bërë tashmë pjesë e arsenalit të terrorit rus dhe ne nuk mund ta tolerojmë atë”, u tha von der Leyen ligjvënësve të BE-së.
“Sanksionet e BE-së kundër Rusisë “nuk prekin mallrat bazë ushqimore. Ato nuk ndikojnë në tregtinë e drithërave apo ushqimeve të tjera ndërmjet Rusisë dhe vendeve të treta,” theksoi shefja e Komisionit të BE-së.
Komentet e saj vijnë ndërsa ministrat e jashtëm rus dhe turq u takuan në Ankara të mërkurën për të diskutuar çështjet lidhur me eksportet e drithit nga Ukraina. Von der Leyen falënderoi Kombet e Bashkuara për “përpjekjet” e tyre për të ndihmuar në rivendosjen e porteve të Detit të Zi të Ukrainës, duke përsëritur se “shumica e grurit ukrainas mund të eksportohet” vetëm përmes këtyre rrugëve.
13:08-Lavrov paralajmëron Perëndimin: Furnizimi i Ukrainës me armë është i rrezikshëm
Ministri i Jashtëm i Rusisë ka paralajmëruar Perëndimin se dërgimi i armëve në Ukrainë është një “rrugë e rrezikshme për t’u ndjekur”. Ambasada e Rusisë në Londër ka postuar një mesazh mjaft të çuditshëm nga ministri i jashtëm i vendit Sergei Lavrov, sipas skynews.
Rikujtojmë se Lavrov takoi mëngjesin e sotëm homologun e tij në Turqi për të diskutuar një plan për rifillimin e eksporteve të grurit ukrainas.
Por tani këtë postim të çuditshëm në Twitter, ai duket se po paralajmëron Perëndimin për furnizimin e Ukrainës me armë.
“Ukraina është duke u “përmbytur’ me armë dhe pajisje të rënda,” tha ai.
Ai vazhdon duke e përshkruar masën si një “rrugë të rrezikshme”, duke paralajmëruar se shumë ukrainas do të vdesin si rezultat i kësaj.
Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba ka reaguar pas takimit të ministrit të jashtëm rus Sergei Lavrov me homologun e tij në Turqi, Mevlut Cavusuglu për zhbllokimin e porteve të Ukrainës për të lejuar transportimin e grurit jashtë shtetit.
Kuleba ka thënë se Ukraina është duke negociuar çështjen e grurit kryesisht përmes OKB-së, shkruan BBC.
Kuleba tha se i beson marinës turke për të mbrojtur çdo rrugë të sigurt për anijet që largohen nga Ukraina.
Ministri i Jashtëm turk, Sergei Lavrov mbërriti sot në kryeqytetin e Turqisë, Ankara. Mediat turke gjithashtu publikuan pamjet e para të mbërritjes së Lavrovit në Turqi, i cili është takuar fillimisht me homologun e tij Mevlut Cavusuglu, sipas The Guardian.
Ndërkohë pas takimit, Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov mbajti një konferencë për shtyp me homologun e tij Mevlut Çavusoglu. Lavrov tha se bisedimet e paqes duhet të rifillojnë përpara një takimi të mundshëm midis Vladimir Putin dhe Volodymyr Zelenskym duke theksuar se “operacioni ushtarak special i Rusisë” do të vazhdojë.
Cavusoglu nga ana tjetër tha se OKB-ja po shqyrtonte një plan për hapjen e një korridori për eksportimin e grurit ukrainas duke theksuar se nevojiten më shumë bisedime për të siguruar kalimin e sigurt të anijeve. Sergej Lavrov ka thënë se ai shpreson që të zgjidhet situata për eksportimin e grurit me kusht që Kievi të çminojë ujërat përreth porteve të Ukrainës.
12:56-Zhbllokimi i porteve të Ukrainës, Zelensky bisedon me Scholz
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky dhe kancelari gjerman, Olaf Scholz, zhvilluan një bisedë telefonike ku dyshja ranë dakord se duhet të bënin gjithçka për të eksportuar grurin e bllokuar, veçanërisht nga rrugët detare, sipas një zëdhënësi të qeverisë gjermane, sipas The Guardian.
Scholz gjithashtu diskutoi me presidentin ukrainas edhe bisedën me Vladimir Putinin me 28 maj.
Një nga temat e tjera që të dy liderët diskutuan ishte shkëmbimi i të burgosurve të luftës me Rusinë si edhe integrimin e Ukrainës në Bashkimin Europian.
Gjatë muajve të fundit, qeveria gjermane dhe kancelari Scholz kanë qenë nën presion nga Ukraina dhe politikanët në vend se nuk kanë bërë mjaftueshëm për të ndihmuar Ukrainën të mbrohet kundër pushtimit rus.
Por në fund të prillit, Gjermania ra dakord t’i dorëzonte Ukrainës tanket anti-ajrore Gepard dhe javën e kaluar tha se do të furnizonte Ukrainën me shtatë obus vetëlëvizës.
Ndërsa marrëdhëniet midis dy vendeve janë përmirësuar, “ne duhet të sigurohemi që dinamika pozitive të ruhet dhe të gjithë të ecim përpara dhe që të merren vendimet e duhura,” tha më 12 maj Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba.
12:45–Italia: Miliona mund të vdesin nga uria për shkak të krizës ushqimore
Italia ka paralajmëruar se miliona njerëz mund të vdesin nga uria nëse Rusia nuk zhbllokon portet e Ukrainës në Detin e Zi, shkruan BBC.
“Bllokimi i eksporteve të drithërave do të thotë të mbash peng dhe të vrasësh miliona fëmijë, gra dhe burra,” tha ministri i Jashtëm Luigi Di Maio pas një takimi që përfshinte vende të tjera të Mesdheut dhe Organizatën e OKB-së për Ushqimin dhe Bujqësinë.
Di Maio shtoi se javët e ardhshme do të jenë vendimtare. Fjalët e tij janë pasqyrimi i fundit i shqetësimit ndërkombëtar të shkaktuar nga paaftësia e Ukrainës për të eksportuar ushqime. Ukraina është një nga prodhuesit më të mëdhenj të grurit në botë.
Rusia nga ana tjetër ka mohuar se pushtimi i saj po shkakton një krizë globale ushqimore, me ministrin e jashtëm rus që tha se tani është përgjegjësia e Ukrainës për të çminuar ujërat rreth porteve të saj për t’i lënë anijet të lundrojnë të sigurta.
12:30 – Mbi 4 miliard USD, raketa, topa dhe helikopterë: Gjithçka që SHBA-të kanë dërguar në Ukrainën
SHBA-të dhe Anglia janë sponsorët kryesorë të armëve për Ukrainën që prej 24 shkurtit, kur u pushtua nga Rusia.
Deri më tani, vetëm SHBA ka dhënë mbi 4 miliard dollar armë për Ukrainën duke u bërë kontribuesi më i madh krahas britanikëve.
Armët e dhuruara përfshijnë:
6500 raketa antitank Javelin
20,000 armë të lehta
1400 raketa tokë-ajër Stinger
108 topa obuz M777 me 220.000 predha
4 sisteme raketash HIMARS
121 dronë sulmues Phoenix Ghost
700 dronë Sëitchblade
200 transportues të blinduar
Disa qindra automjete Humvee
20 helikopterë Mig-17 të prodhimit Sovjetik
7200 armë zjarri me fishekë 50 mm
3 radarë kundër baterive AN/TPQ-36
Pajisjet kryesisht përfundojnë në Donbas ku edhe po zhvillohen luftimet më të shumta.
Kievi ka kërkuar vazhdimisht më shumë armë për të luftuar ndaj rusëve, të cilat duket se janë më mirë të organizuara për shkak edhe të afërsisë me kufirin rus.

11:43 – Beteja e grurit, përfundon takimi mes Lavrov dhe Çavusoglu, kushti për Ukrainën
Ministri i Jashtëm turk, Sergei Lavrov mbërriti sot në kryeqytetin e Turqisë, Ankara. Mediat turke gjithashtu publikuan pamjet e para të mbërritjes së Lavrovit në Turqi, i cili është takuar fillimisht me homologun e tij Mevlut Cavusuglu, sipas The Guardian.
Turkish Foreign Minister Mevlut Cavusoglu meets with Russian counterpart Sergey Lavrov in Ankara pic.twitter.com/wjKaj1Dsjh
— ANADOLU AGENCY (@anadoluagency) June 8, 2022
Ndërkohë pas takimit, Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov mbajti një konferencë për shtyp me homologun e tij Mevlut Çavusoglu. Lavrov tha se bisedimet e paqes duhet të rifillojnë përpara një takimi të mundshëm midis Vladimir Putin dhe Volodymyr Zelenskym duke theksuar se “operacioni ushtarak special i Rusisë” do të vazhdojë.
Cavusoglu nga ana tjetër tha se OKB-ja po shqyrtonte një plan për hapjen e një korridori për eksportimin e grurit ukrainas duke theksuar se nevojiten më shumë bisedime për të siguruar kalimin e sigurt të anijeve. Sergej Lavrov ka thënë se ai shpreson që të zgjidhet situata për eksportimin e grurit me kusht që Kievi të çminojë ujërat përreth porteve të Ukrainës.

“Ne jemi të gatshëm të garantojmë sigurinë e anijeve që largohen nga portet e Ukrainës dhe drejtohen drejt gjirit të Bosforit. Ne jemi të gatshëm ta bëjmë këtë në bashkëpunim me kolegët tanë turq.”
“Për të zgjidhur problemin, e vetmja gjë që nevojitet është që ukrainasit të lënë anijet të dalin nga portet e tyre, qoftë duke i çminuar, nuk kërkojmë asgjë më shumë.”
Cavusoglu tha gjithashtu se takimi i tyre ishte i frytshëm, duke përfshirë vullnetin e përbashkët për të rifilluar negociatat midis Moskës dhe Kievit për një armëpushim të mundshëm.
11:20 – Lajm i keq nga Donbasi për ukrainasit, BBC zbulon të pathënat
Orla Guerin-BBC
Kjo në Donbas është një luftë e ashpër dhe zhgënjyese deri diku. Kur flet me luftëtarët këtu, ju e kuptoni një situatë të zymtë. Ata janë të vendosur të vazhdojnë, por është shumë e qartë se kjo është një betejë jashtëzakonisht e vështirë.
Informacioni i fundit që kemi është se forcat ruse kanë marrë kontrollin e pjesës më të madhe të Severodonetskut – një objektiv kyç për Moskën – edhe pse thuhet se pozicionet mbrojtëse ukrainase po rezistojnë.
Rusët po përdorin gjithçka për të kapur atë qytet dhe qytetin binjak të Lysychanskut – dhe po përpiqen gjithashtu të shtyjnë përpara në disa akse të tjera drejt qyteteve të tjera në këtë zonë.
Ukrainasit po arrijnë t’i pengojnë në rastin më të mirë. Unë fola me një luftëtar dje, i cili ka qenë në vijën e parë këtu që nga viti 2014, dhe vlerësimi i tij ishte se më e mira që ata mund të bënin tani për tani ishte të blinin kohë. Pra, këtu nuk po flitet për ndonjë fitore apo kundërsulm të afërt nga ukrainasit.
Ukrainasit po luftojnë me gjithçka që kanë. Por ne po shohim me kalimin e kohës – ngadalë, por në mënyrë të qëndrueshme – rusët po zgjerojnë hapësirën që kanë kapur.
Thuhet se ata kontrollojnë rreth 95% të seksionit të rajonit të Donbasit ku ndodhem, i cili quhet Luhansk. Dhe kur të përfundojnë këtu, pritshmëria është se ata do të vazhdojnë për të marrë të gjithë Donetsk: pjesën tjetër të këtij rajoni.
Që nga fillimi, kapja e Donbasit ka qenë një objektiv kryesor strategjik për presidentin Putin.
Kur gjërat shkuan mirë në kryeqytetin Kiev – ku rusët nuk arritën të depërtojnë dhe ukrainasit ishin aq të shkathët në mbrojtjen e tyre – u duk se ishte një moment kur komuniteti ndërkombëtar hoqi vëmendjen maksimale nga Ukraina.
Ekziston një ndjenjë që komuniteti ndërkombëtar nuk u përgatit siç duhet për të furnizuar ukrainasit me armë të rënda për betejën e Donbasit, e cila u duk qartë se do të vinte.
09:50 – Zelensky zbulon se kur do të mbarojë lufta
Presidenti ukrainas ka deklaruar se lufta mund të përfundojë kur Moska të kuptojë se nuk ka më trupa për të humbur, shkruan BBC.
“Do të vijë dita kur numri i humbjeve, edhe për Rusinë, do të kalojë kufirin e lejuar,” tha Volodymyr Zelensky në fjalimin e tij.
Presidenti ukrainas ka pretenduar gjithashtu se:
-Trupat ukrainas vazhdojnë mbrojtjen heroike në rajonin lindor të Donbasit.
-Ditën e djeshme asnjë nga forcat nuk ka shënuar përparime të suksesshme ndërsa vazhdojmë luftimet e ashpra rreth Severodonetsk, Lysychansk, Popasna.
-Dimri i ardhshëm do të jetë dimri më i vështirë i Ukrainës në historinë moderne, pasi asnjë nga rezervat e gazit apo qymyrit nuk do të mund të eksportohet.
-Përpjekjet diplomatike janë duke vazhduar ndërsa Ukraina kërkon të bashkohet me Bashkimin Europian dhe vendimi i takon vendeve të BE-së.
-Ukraina do të publikojë një libër që flet për krimet e luftës nga rusë të titulluar “Libri i torturuesve” .
/abcnews.al


