Dashi
Jeta juaj në çift do të jetë shumë herë më e mirë sot. Shfrytëzojeni sa të mundni çdo moment, sepse rrallë vijnë ditë të tilla. Beqarët do të njihen me persona interesantë kur të shkojnë në kinema, në teatër apo në ndonjë festë me miqtë. Për financat do të jetë ditë e stuhishme. Qëndroni me këmbë në tokë dhe merrni sa më parë masat e duhura.
Demi
Respektojini mendimet e tjetrit gjatë gjithë kësaj dite, nëse doni që gjithçka t’ju ecë siç keni dëshiruar. Kënaqësitë dhe emocionet do të jenë të njëpasnjëshme. Beqarët duhet të këshillohen me disa miq para se të hedhin hapa me rëndësi. Në planin financiar do të ketë goxha ndryshime pozitive. Do të jeni të matur me shpenzimet dhe problemet nuk do të ekzistojnë.
Binjakët
Sektori i dashurisë do të jetë i lidhur ngushtë me yjet gjatë kësaj dite. Nëse ato ndikojnë negativisht, problemet do të jenë të njëpasnjëshme. Beqarët do të marrin deklarata të forta dashurie, të cilat do t’i bëjnë të emocionohen pa fund. Shfrytëzojini sa të mundeni. Në planin financiar do ta përkeqësoni situatën me dorën tuaj, sepse do të kryeni disa shpenzime të pamenduara.
Gaforrja
Nëse jeni në një lidhje prej shumë kohësh, asgjë nuk mund ta trazojë atë. Nga ana tjetër, nëse keni pak kohë që jeni çift dhe keni pasur disa mosmarrëveshje, situata mund të përkeqësohet mjaft. Beqarët do të jenë gjithë ditën në kërkim të princit të kaltër, por nuk do të arrijnë dot ta gjejnë atë. Financat nuk do të jenë të këqija, sepse ju do ta dini mirë sa para të shpenzoni dhe sa të hiqni mënjanë.
Luani
Marrëdhënia në çift do të jetë goxha e tensionuar gjatë kësaj dite. Nuk do të merreni vesh për asgjë me partnerin tuaj dhe do të kërkoni vetëm t’i qëndroni larg atij. Beqarët duhet të bëjnë atë që do t’ju thotë zemra, nëse duan vërtet të krijojnë një lidhje afatgjatë. Mos u besoni shumë të tjerëve. Gjendja e financave do të jetë delikate dhe kjo do t’ju bëjë të jeni gjatë gjithë kohës në ankth.
Virgjëresha
Marrëdhënia me partnerin do të fillojë të përmirësohet gjatë kësaj dite. Do ta bindni atë të bëjë ato që doni ju dhe do t’ia kaloni për mrekulli së bashku. Beqarët do të kenë dashuri me shikim të parë në momentin që më pak e presin. Gjithçka ka për t’ju ndryshuar njëherë e mirë. Edhe buxheti do të jetë i qëndrueshëm dhe mund të kryeni investimet e menduara prej kohësh.
Peshorja
Duhet ta shmangni sa më shumë që të mundeni rutinën gjatë kësaj dite, sepse ajo mund të jetë mbytëse dhe mund t’ju sjellë probleme serioze. Beqarët do të jenë të vendosur të kalojnë çdo lloj sfide, vetëm që të arrijnë ta bëjnë për vete princin e kaltër. Në planin financiar fati do t’ju buzëqeshë gjatë gjithë ditës. Do të hiqni para mënjanë dhe do të kryeni edhe investime.
Akrepi
Do të pajtoheni më në fund me partnerin tuaj sot dhe do të filloni të programoni të ardhmen. Gjithçka do të jetë më ndryshe nga më parë. Beqarët do të dashurohen kokë e këmbë me një person që ka kohë që u qëndron pranë dhe që i ka ndihmuar të arrijnë rezultate të mira në punë. Në planin financiar nuk duhet të ndërmerrni rreziqe, sepse mund të keni probleme.
Shigjetari
Planetët do ta trazojnë tej mase sot jetën tuaj në çift dhe asgjë nuk ka për t’ju ecur ashtu siç keni dëshiruar. Kujdes me çdo fjalë që do të thoni. Beqarët do të ndihen të lodhur dhe nuk do të kenë aspak dëshirë të dalin e të njihen me persona të rinj. Në planin financiar bëni ato që do t’ju këshillojnë specialistët, sepse vetëm në këtë mënyrë gjërat do të stabilizohen.
Bricjapi
Tregohuni sa më të arsyeshëm sot me atë që keni në krah, nëse nuk doni të keni probleme. Në disa momente ai nuk do të jetë në humor dhe mund të mërzitet për gjërat më të vogla. Beqarët do të jenë sharmantë dhe do të mund ta gjejnë princin e tyre të kaltër. Marsi do t’ua qartësojë mendimet sot ju të dashuruarve dhe do t’ju nxitë të tregoheni të matur me shpenzimet.
Ujori
Mos e provokoni partnerin tuaj sot dhe, nga ana tjetër, bëni shumë kujdes me xhelozinë. Ato mund ta prishin brenda pak minutash gjithë atë që keni ndërtuar deri më sot. Beqarët duhet të përgatiten për të ndryshuar statusin. Mundësitë do të jenë të shkëlqyera. Në planin financiar do të bëni të pamundurën që ta mbani gjendjen të stabilizuar dhe do t’ia dilni mbanë.
Peshqit
Ditë mjaft harmonike kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Shfrytëzojeni çdo moment deri në maksimum, sepse keni për të përjetuar ndjesi të veçanta. Beqarët nuk do ta kenë mendjen tek krijimi i një lidhjeje, por papritur dikush do t’i bëjë të ëndërrojnë. Planetët do t’ua ndriçojnë mendimet dhe do të dini si të silleni me të ardhurat. Nuk do të kaloni aspak vështirësi.


