Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba ka reaguar pas takimit të ministrit të jashtëm rus Sergei Lavrov me homologun e tij në Turqi, Mevlut Cavusuglu për zhbllokimin e porteve të Ukrainës për të lejuar transportimin e grurit jashtë shtetit.
Kuleba ka thënë se Ukraina është duke negociuar çështjen e grurit kryesisht përmes OKB-së, shkruan BBC.
Kuleba tha se i beson marinës turke për të mbrojtur çdo rrugë të sigurt për anijet që largohen nga Ukraina.
Ministri i Jashtëm turk, Sergei Lavrov mbërriti sot në kryeqytetin e Turqisë, Ankara. Mediat turke gjithashtu publikuan pamjet e para të mbërritjes së Lavrovit në Turqi, i cili është takuar fillimisht me homologun e tij Mevlut Cavusuglu, sipas The Guardian.
Ndërkohë pas takimit, Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov mbajti një konferencë për shtyp me homologun e tij Mevlut Çavusoglu. Lavrov tha se bisedimet e paqes duhet të rifillojnë përpara një takimi të mundshëm midis Vladimir Putin dhe Volodymyr Zelenskym duke theksuar se “operacioni ushtarak special i Rusisë” do të vazhdojë.
Cavusoglu nga ana tjetër tha se OKB-ja po shqyrtonte një plan për hapjen e një korridori për eksportimin e grurit ukrainas duke theksuar se nevojiten më shumë bisedime për të siguruar kalimin e sigurt të anijeve. Sergej Lavrov ka thënë se ai shpreson që të zgjidhet situata për eksportimin e grurit me kusht që Kievi të çminojë ujërat përreth porteve të Ukrainës.
/abcnews.al/


