Zelensky zbulon se kur do të mbarojë lufta

schedule09:32 - 8 Qershor, 2022

schedule 09:32 - 8 Qershor, 2022

Presidenti ukrainas ka deklaruar se lufta mund të përfundojë kur Moska të kuptojë se nuk ka më trupa për të humbur, shkruan BBC.

“Do të vijë dita kur numri i humbjeve, edhe për Rusinë, do të kalojë kufirin e lejuar,” tha Volodymyr Zelensky në fjalimin e tij.

Presidenti ukrainas ka pretenduar gjithashtu se:

-Trupat ukrainas vazhdojnë mbrojtjen heroike në rajonin lindor të Donbasit.

-Ditën e djeshme asnjë nga forcat nuk ka shënuar përparime të suksesshme ndërsa vazhdojmë luftimet e ashpra  rreth Severodonetsk, Lysychansk, Popasna.

-Dimri i ardhshëm do të jetë dimri më i vështirë i Ukrainës në historinë moderne, pasi asnjë nga rezervat e gazit apo qymyrit nuk do të mund të eksportohet.

-Përpjekjet diplomatike janë duke vazhduar ndërsa Ukraina kërkon të bashkohet me Bashkimin Europian  dhe vendimi i takon vendeve të BE-së.

-Ukraina do të publikojë një libër që flet për krimet e luftës nga rusë të titulluar “Libri i torturuesve” .

/abcnews.al