Largohen emigrantët/Në 2 ditë 11 mije shtetas kaluan kufirin

schedule10:49 - 5 Janar, 2018

schedule 10:49 - 5 Janar, 2018

Fluksi i pasagjerëve ka qenë i lartë dhe nga porti i Vlorës. Vetëm brenda dy ditëve janë larguar në drejtim të Italisë më shumë se 11 mijë shtetas shqiptarë që jetojnë e punojnë në vendet e Evropës. Trageti Vlorë Brindizi nisi lundrimin në date 3 Janar dhe sipas autoriteteve portuale biletat e shituara tregojnë për fluks edhe në ditët e ardhshme. Megjithatë duhet thënë se numri i atyre që festuan vitin e Ri në Shqipëri, është pothuajse i njëjtë me numrin e një viti më parë. /abcnews.al