“Lampard ëndërron Barcelonën, do të heqë pengun e vitit 2005”

schedule10:59 - 6 Janar, 2021

schedule 10:59 - 6 Janar, 2021

Frank Lampard nuk po kalon një moment të mirë. Chelsea i tij ka marrë rezultate negative në ndeshjet e fundit dhe mediat angleze theksojnë se presidentit Abramovich po i soset durimi.

Bosi rus pëlqen Thomas Tuchel dhe gjermani, i cili u shkarkua muajin e kaluar nga PSG, është gati ta zëvendësojë ish-mesfushorin e njohur anglez në stolin e “Bluve të Londrës”.

Ekipi duhet të rikthehet te rezultatet pozitive për të shpëtuar trajnerin, teksa zbulohet edhe dëshira e madhe e Lampard. Gazetari i njohur spanjoll, Guillem Balague thekson se Lampard ëndërron të drejtojë Barcelonën.

 

Gjatë një ndeshje Barcelona-Chelsea…

Në vitin 2005 ishte afër firmës me Barcelonën. Lampard ëndërron të punojë në La Liga dhe të drejtojë Barcelonën, në mënyrë që të realizojë atë që s’e bëri dot si lojtar“, deklaron Balague. /abcnews.al