Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Barcelona nuk zhgënjen/ Kampionët e La Liga mundën në transfertën 4-1 debutuesit e Sabah

schedule11:40 - 26 Nëntor, 2026

schedule 11:40 - 26 Nëntor, 2026

Ashtu si në Spanjë, Barcelona konfirmohet si favorite edhe në Europë. Skuadra “blaugrana” mori një tjetër fitore, të katërtën në pesë ndeshje të luajtura në fazën e ligës në Champions, duke kaluar 4-1 transfertën e largët kundër Sabah.

Pavarësisht rotacionit të theksuar, kampionët spanjollë dominuan ndeshjen, por golin e epërsisë e gjetën vetëm në minutën e 31-të me Gordon.

Ka për pjesën e parë, megjithëse në llogaritë e Barcelonës mungon edhe një tjetër rrjetë e anuluar nga sistemi VAR. Asnjë problem, pasi me rikthimin në fushë pas pushimit, miqtë vulosën suksesin me tre gola të tjetër.



Gordon shënoi të dytin personal në minutën e 51-të, ndërsa në nëntë minutat në vijim, në fillim Adeyemi dhe më pas Gabriel Jesus plotësuan “pokerin” për skuadrën e drejtuar nga Hansi Flick.

Sabah vetëm sa zbuti humbjen me Mickels, por nuk e rrezikoi asnjëherë fitoren e Barcelonës, që hedh një tjetër hap të rëndësishëm drejt kualifikimit direkt për në fazën tjetër të Champions.

Pas pesë ndeshjes, kampionët e La Liga kanë 12 pikë dhe mbajnë vendin e katërt në renditjen e përgjithshme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!