Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kushtetuesja i “bashkohet” dhunës në protestë/ Pezullon gjobat sipas aktit normativ për bllokimin e rrugëve nga protestuesit

schedule17:13 - 26 Nëntor, 2026

schedule 17:13 - 26 Nëntor, 2026

Gjykata Kushtetuese ka vendosur të pranojë pjesërisht kërkesën e paraqitur nga studentët, duke pezulluar zbatimin e pikës 2 të nenit 5 të aktit normativ që shoqëron paketën anti-dhunë për protestat. Ndërkohë, dispozitat e tjera të aktit të miratuar nga Qeveria disa javë më parë do të vijojnë të jenë në fuqi.

Vendimi i Gjykatës lidhet konkretisht me masën që parashikon vendosjen e gjobave administrative për bllokimin e rrugëve gjatë organizimit të tubimeve. Zbatimi i kësaj dispozite do të mbetet i pezulluar deri në shqyrtimin përfundimtar të kushtetutshmërisë së aktit normativ nr. 5/2026.

Në arsyetimin e saj, Gjykata Kushtetuese thekson se mënyra se si është formuluar dispozita nuk është mjaftueshëm e qartë, pasi nuk bën një ndarje mes tubimeve të autorizuara dhe atyre që nuk janë të tilla. Sipas vlerësimit të Gjykatës, kjo paqartësi mund të krijojë pasoja të rëndësishme për ushtrimin dhe garantimin e lirive dhe të drejtave kushtetuese.



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!