Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Protestat, pasaktësi nga mediat në raportim”/ Kurti: Dolën nga roli i tyre! U bënë thirrje për rrëzimin e rendit kushtetues

schedule20:51 - 23 Nëntor, 2026

schedule 20:51 - 23 Nëntor, 2026

Raportimi mediatik gjatë protestave është vënë në pikëpyetje për shkak të pasaktësive, lajmeve të rreme dhe trajtimit të njëanshëm të ngjarjeve.

Profesor Bledar Kurti, në një intervistë për emisionin “Real Story”, kritikoi mënyrën se si disa media pasqyruan zhvillimet, duke theksuar se në raste të caktuara u evidentuan episodet e dhunës ndaj protestuesve, ndërsa u anashkaluan ato ndaj efektivëve të policisë.

Kurti ngriti shqetësimin edhe për përhapjen e informacioneve të pavërteta në rrjetet sociale, përfshirë pretendimet për rrëmbimin e një 16-vjeçareje dhe intubimin e dy të rinjve.



Sipas tij, një raportim i tillë i papërgjegjshëm mund të nxisë tensionet dhe të cenojë rendin publik, ndërsa u bëri thirrje mediave të verifikojnë informacionin përpara publikimit dhe të vënë në plan të parë interesin e qytetarëve.

“Çështja e mediave të lira, koncepti i medias së lirë është bërë zhbërë edhe në Shqipëri. Ka make-up politik, por edhe mediatik. Shqiptarët e dinë shumë mirë se kush është media e majtë dhe e djathtë, por nuk ka asgjë të gabuar këtu, por kur bëhet fjalë për jetën e njeriut, media nuk është vetëm një pasqyrë, por ka rolin e saj mbi rendin publik.

Disa media e thyen rolin e tyre. Pati disa media që bënë një kornizim, bënë publike rastet kur dhunohej një student, por anashkaluan kur dhunohej një polic. Në rrjetet sociale u bë një katrahurë të madhe. Disa media për pak sa nuk sollën një situatë të rëndë, se pati lajme të rreme sikur u rrëmbye një vajzë 16-vjeçare, apo edhe që u intubuan dy të rinj.

Pati dhe opinione, që krahasonin realitete të ndryshme. U bënë thirrje për rrëzimin e rendit kushtetues. U nxitën gjakrat për të përdorur të drejtën e sovranit për të dhunuar. Është në Kushtetutë që e drejta e sovranit ushtrohet përmes përfaqësuesve. Të gjitha këto i bënë mediat që të thoshin gjysmë të pavërteta. I apeloj të gjitha mediat që para se të transmetojnë të pavërtetat e tyre, le t’ia drejtojnë këtë pyetje vetes: A po e ndihmon popullin shqiptar?!”, u shpreh profesor Bledar Kurti.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!