Kupa e Shqipërisë merr skenën, spikat derbi mes Maliqit dhe Skënderbeut, ja të gjitha përballjet

schedule09:15 - 26 Shtator, 2022

schedule 09:15 - 26 Shtator, 2022

Kupa e Shqipërisë ditën e sotme merr skenën, teksa skuadrat do të luajnë turin e parë të këtij turneu, me sfidat që do të nisin të gjitha në orën 15:00.

Plot 9 duele ka rezervuar dita e sotme, teksa sfida interesante do të zhvillohen në fushën e lojës. Si kryesfida e kësaj dite është cilësuar përballja mes Flamurtarit dhe Vllaznisë që do të zhvillohet në “Loro Boriçi”, me kuqeblutë që kanë detyrim fitoren, ndërsa nga krahu tjetër vlonjatët duan të mos dalin pa pikë në këtë transfertë.

Një tjetër sfidë interesante është edhe derbi i Korçës mes Maliqit dhe Skënderbeut, me duelin që do të luhet në stadiumin “Skënderbeu”.

Në fushë do të zbresin edhe skuadrat e tjera të “Abissnet Superiore”, si Besa-Korabi, Devolli-Laçi, Labëria-Kukësi, Luzi-Teuta dhe Turbina-Erzeni, Kastrioti-Vora.

Kujtojmë se 6 duelet e mbetura të këtij turni do të luhet ditën e mërkurë duke nisur që nga ora 15:00.

/f.a/abcnews.al