Krimi në Gjykatën e Apelit/ Zbardhet dinamika, lëvizjet e autorit deri te ekzekutimi i gjyqtarit Astrit Kalaja

schedule17:22 - 6 Tetor, 2025

schedule 17:22 - 6 Tetor, 2025

TIRANË- Policia ka mundur te zbardhë itinerarin e lëvizjeve të autori të vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja në Gjykatën e Apelit.

Sipas pamjeve, autori Elvis Shkëmbi  ka qenë brenda në sallë në seancën gjyqësore që ka nisur rreth orës 14:00, dhe në përfundim gjyqtari ka qenë duke dhënë vendim në favor të të plagosurve, dhe jo të tij.

Pas disa minutash, gjyqtari Kalaja ka dalë në korridor ku është qëlluar nga autori dhe menjëherë armën ia ka dhënë rojës së sigurisë së gjykatës.

Pas kësaj ai ka dalë te dera e gjykatës ku i ka thënë patrullës së policisë që unë jam autori dhe ka thënë se e ka marrë këtë vendim se ka qenë i detyruar për shkak se i është bërë padrejtësi.

Nga të shtënat mbetën të plagosur edhe dy persona të tjerë, babë e bir, Rakip dhe Ervis Kurtaj,  të cilët ishin palë në proces/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!