Krimi makabër në Shkozë, 28 vjeçari i penduar për vrasjen

schedule14:50 - 25 Dhjetor, 2017

schedule 14:50 - 25 Dhjetor, 2017

28 vjeçari Selman Aliaj që vrau të atin në Shkozë është penduar për krimin e kryer. Hetuesve që e morën në pyetje i riu kuksian u tha se konflikti lindi pas njoftimit nga i ati në facebook pa dijeninë e tij për dasmen që do të bënin në janar.

Pas krimit makabër të ndodhur në Shkozë, ku një 28vjecar vrau babain e tij me çekiç e trupin ia hodhi  në liqenin e Farkës, Selman Aliaj ka dhënë shpjegimet e para tek grupi hetimor.

ABC News ka mësuar se autori i dyshuar është marrë dy herë në pyetje nga ekspertët e krimeve në drejtorinë e policisë së Tiranës, por seancat janë ndërprerë për shkak të gjendjes së rëndë psikike TE 28-vjeçarit. Ai ka rrëfyer se krimin e ka kryer për shkak të tronditjes së thellë, pasi i ndjeri Fejzi Aliaj 74-vjeç, nuk e kishte pyetur për datën e martës që kishte publikuar në rrjetet sociale të Selmanit me bashkëshorten e tij. Sipas autorit të dyshuar të vrasjes, ai kishte kërkuar të atit që të mos bënte dasëm pasi ndodheshin në kushte të vështira ekonomike. Gjatë  dëshmisë 28 vjecari ka shtuar se ishte konflikuar edhe gjatë verës me babain e tij, pasi i kishte kërkuar para për të shkuar në emigrim, por kishte hasur në rezistencën e këtij të fundit.

Edhe pse krimi horror ndodhi në periferi të Tiranës, ceremonia mortore e 74-vjeçarit Fejzi Aliaj u zhvillua në qytetin e Kukësit.

Të vetmit që gjendeshin kete te hene në banesën e e familjes Aliaj, ishin disa të afërm që prisnin njerëzit për ngushëllim.

Për fqinjët e tyre, familja Aliaj ishte model.

Dyshimet e para e policisë së kryeqytetit janë se i riu Selman Aliaj është përdorues i lëndëve narkotike, ndërsa pritet që çështje t’i kaloje për kompetencë gjykatës së krimeve të rënda.