Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kremlini refuzon propozimin e Zelenskyt për 3 hapat që do të çojnë drejt paqes

schedule14:25 - 13 Dhjetor, 2022

schedule 14:25 - 13 Dhjetor, 2022

Kremlini ka refuzuar propozimin e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelnsky, për tre hapat që do të çojnë dy vendet drejt paqes. Propozimi i Zelenskyt flet për tërheqjen e trupave ruse.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmytro Peskov tha se tre hapat e propozuara nga Zelensky janë hapa që çojnë drejt vazhdimit të armiqësie.

Lexo edhe: Tre hapat drejt paqes, Zelensky kërkon mbështetje nga G7



Pala ukrainase duhet të marrë parasysh realitetet që janë zhvilluar gjatë kësaj periudhe,” shtoi ai në përgjigje të një pyetjeje në lidhje me tërheqjen e propozuar të trupave ruse.

“Dhe këto realitete tregojnë se në Rusi janë shfaqur subjekte të reja. Ato u shfaqën si rezultat i referendumeve që u zhvilluan në këto rajone. Pa marrë parasysh këto realitete të reja, asnjë lloj përparimi nuk është i mundur.”

Ukraina dhe aleatët e saj perëndimorë hodhën poshtë “referendumet” të përmendura nga Peskov të mbajtura në katër rajone të Ukrainës jugore dhe lindore që pjesërisht mbahen nga Rusia si të paligjshme, duke thënë se ato u mbajtën nën kërcënimin e armëve.

Që nga shpallja e aneksimeve, Rusia ka humbur terren të rëndësishëm në Ukrainën jugore dhe lindore dhe ka folur më shpesh për gatishmërinë e saj për të zhvilluar bisedime paqeje./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!