Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Kosova ka vuajtur prej kohësh për stabilitet”, Krasniqi: Kurti fillimisht tentoi t’i ikë presionit

schedule17:24 - 7 Tetor, 2026

schedule 17:24 - 7 Tetor, 2026

Analisti Dardan Krasniqi ka komentuar zhvillimet e fundit politike në Kosovë, duke i cilësuar ato si një situatë të ndryshme nga ajo që vendi ka përjetuar më herët.

Krasniqi tha se goditja ndaj katërshes së UÇK-së dhe emblemës së UÇK-së ka qenë e rëndë, ndërsa theksoi se Kosova prej kohësh ka vuajtur për stabilitet.

Sipas tij, konstituimi dhe finalizimi i institucioneve përbën një lajm të mirë, pasi krijon mundësi për një unitet të brendshëm, së paku për temat nacionale.



“Ishte një goditje për katërshen e UÇK-së dhe emblemën e UÇK-së. Kosova ka vuajtur prej kohësh për një stabilitet. Është bërë një situatë e ndryshme nga ajo që kemi pasur. Konstituimi dhe finalizimi i institucioneve është një lajm i mirë që të kemi një unitet të brendshëm, së paku për tema nacionale.

Kjo situatë që ka kapluar rajonin, të jemi sa më të përgatitur. Kishte dhe propozime të tjera përveç emrit të drejtësisë, ndërkohë që jashtë protestohej dhe brenga e tyre kryesore ishte miratimi i ligjit. Është emër që është lakuar edhe më herët. Kurti fillimisht tentoi t’i ikë presionit. Dihet që një pjesë e neneve të ligjit, sipas interpretimit të ekspertëve, nuk e cenojnë vazhdimin e Gjykatës Speciale, por e kthejnë trajtimin e çështjes në bazën ligjore. Vendimi i fundit ka qenë skandaloz.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!