Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Koronavirusi, qeveria e Malit të Zi: E kemi nën kontroll

schedule19:11 - 8 Maj, 2020

schedule 19:11 - 8 Maj, 2020

Epidemia e koronavirusit në Mal të Zi është nën kontroll të plotë. Pavarësisht kësaj qeveria malazeze tha sot se  qytetarët duhet të vazhdojnë t’iu përmbahen të gjitha rregullave në fuqi.

Jemi gjithnjë e më afër të qenët një vend pa koronavirus, tha ajo në një postim në Tëitter.

“Nëse do të kemi sukses, gjë që është e rëndësishme për çdo qytetar dhe për ekonominë tonë, varet vetëm nga ne”. “Të gjithë duhet t’iu përmbahemi rregullave që janë në fuqi”, bëri thirrje Qeveria në Podgoricë.



Në dy javët e fundit, Mali i Zi ka pasur ditë kur nuk ka regjistruar asnjë rast të ri me koronavirus.

Që prej 17 marsit ku u shfaq rasti i parë, 324 persona janë infektuar. Prej tyre, 266 janë shëruar plotësisht, ndërsa tetë kanë humbur jetën.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!