Kopshtari në Angli rrit qepë rreth 20 kilogramë

schedule18:49 - 17 Shtator, 2023

schedule 18:49 - 17 Shtator, 2023

Një kopshtar i Guernsey-t e çoi qepën e tij prej gati 20 kilogramësh në një event lulesh në Angli, ku organizatorët thanë se besonin se ishte një rekord i ri botëror.

Panairi i luleve në Harrogate Autumn zbuluan se qepa prej 19,77 kilogramësh e Gareth Griffin tejkalon rekordin e mëparshëm botëror, një qepë 18,68 kilogramësh e sjellë në panairin e luleve të vjeshtës Harrogate nga Tony Glover në 2014.

Qepa është e ekspozuar në pavijonin ushqimor të panairit, së bashku me perime të tjera gjigante që përfshijnë një lakër, kastravec dhe karotë.

Organizatorët e eventit thanë se statusi i qepës më të madhe në botë tani duhet të rishikohet nga Rekordet Botërore Guinness./abcnews.al