Kokëdhima në “Provokacija”: Kurti u rrëzua me puç, SHBA futi duart në këtë çështje

schedule22:31 - 26 Qershor, 2020

schedule 22:31 - 26 Qershor, 2020

Për të folur rreth zhvillimeve më të fundit në Kosovë, rrëzimin e qeverisë Kurti, prezencën e ndërkombëtarëve dhe negociatat me Serbinë, i ftuar këtë të premte në Provokacija ishte Koço Kokëdhima, kryetar i Partisë Zgjidhja.

Lidhur me vendimin që mori Kushtetuesja në Kosovë për rrëzimin e Albin Kurtit, Kokëdhima u shpreh se kemi një përmbysje të rendit kushtetues në Kosovë.

“Qëndrimi im është se kemi një përmbysje të rendit kushtetues në Kosovë, kemi parasysh kushtetutën e Kosovës dhe precedentët që ka prodhuar përvoja politike dhe Gjykata Kushtetuese në Kosovë…Tani rëndësi ka që Albin Kurti u rrëzua me puç, komplot.”

Po ashtu, Kokëdhima u shpreh se Shtëpia e Bardhë “futi duart” në rrëzimin e qeverisë së Kosovës në këtë rast, dhe këtë, sipas tij, e bëri “për agjendën që është aktualisht në politikën ndërkombëtare.”

Koçko Kokëdhima: “Gjykata Kushtetuese ka marrë vendime kundër Gjykatës Kushtetuese, ose duhet të rrëzojë si të gabuara vendimet e mëparshme, ose duhet të bëjë vendime të tjera…Energjia e kësaj çështjeje është me e madhe se Thaçi. Sa e lidhur me politikën e vjetër në Kosovë është aq e lidhur me Shtëpinë e Bardhë. Kjo futi duart në rrëzimin e qeverisë së Kosovës, këtë e bëri pikërisht për agjendën që është aktualisht në politikën ndërkombëtare.”

“Kur unë them që futi duart Shtëpia e Bardhë, nuk e kam si kritikë, sepse trazimi që ka bërë ajo në këto 30 vite ka qenë në favor të shqiptarëve, në rastin konkret e tradhtoi investimin e presidenteve paraardhës,” sqaroi më tej Kokëdhima.

Sipas Kokëdhimës, ndërkombëtarët duhet ta njohin pavarësinë e shtetit të Kosovës dhe sovranitetin, duhet “të kenë respekt prej vërteti.”

Po ashtu, ai u shpreh se në Kosovë, ashtu si edhe në Shqipëri, ka njerëz që “janë kukulla dhe nuk janë përfaqësues të institucioneve apo popullit kosovar. Sipas tij, ata janë kukulla në duart e të huajve. /abcnews.al/