Mirel Josa: Më kënaq lufta që bëri skuadra ime ndaj Teutës

schedule20:34 - 30 Shtator, 2022

schedule 20:34 - 30 Shtator, 2022

Mirel Josa, pas ndeshjes që Vllaznia e barazoi 0-0 kundër Teutës, tha në Oversport: “Nuk është se donim patjetër fitoren, ne përdorëm Hoxhajn në fillim. Nuk ishte problemi se luanim një sulmues, atë e fut në lojë jo vetëm për të shënuar, por të jetë edhe si pikë referimi. Ne kishim raste që zbritëm, në krahun e djathtë mund të bënim një mbështetje të mirë lojtarëve të krahut që të dilnin si pikë referimi. Ne shtuam forcat sulmuese, por nga momenti që kemi freski, luan vetëm 25 minuta, duhet të japësh maksimumin për të qenë ti pika në të cilën do të referohet skuadra”.

“Nuk mund të them se çfarë mungoi, nuk është se ishim të kujdesshëm në mbrojtje, por shumë rigoroz. Se edhe Teuta luajti me dy sulmues dhe Vilën, i cili luante pas krahëve të tyre. Teuta u mundua më shumë me top të gjatë. Ne ishim thuajse në të gjitha dyluftimet fitimtarë. Jam i kënaqur sa i përket skuadrës dhe si e kërkonte.

Sa i përket pjesës sulmuese, duhej të bënim pikë referimi lojtarët që dolën para. Pavarësisht se gjuajtëm me Markun e Jonuzin, duhej të ishim më të saktë. Megjithatë, kjo është një ndeshje që doli në barazim, në ndeshje të tilla në fund edhe gabon e humb lojën. Kampionati është i gjatë, më intereson më shumë lufta që bëri skuadra sot. Patëm një plus se fituam dyluftimet dhe u nisëm shpejt përpara me Malën dhe Markun”.

“Nuk mund të them se la dy pikë njëra skuadër, unë nuk e shoh futbollin në këtë formë. Ne ishim më kërkues, më ndërtues, por edhe mënyra si na sulmoi Teuta kishte një logjikë brenda, se kishte dy sulmues që dilnin në lojë 2 kundër 2 dhe në atë mënyrë u mundua të na godiste, edhe një rast që kishte Teuta me Hebajn me kokë, e formuam vetë”. / abcnews.al