Josa: Futbolli nuk është me buton, humbja me Flamurtarin mësim për Vllazninë

schedule21:31 - 26 Shtator, 2022

schedule 21:31 - 26 Shtator, 2022

Vllaznia u mund në duelin e parë të Kupës së Shqipërisë nga Flamurtari dhe pas ndeshjes trajneri Mirel Josa deklaroi:  “Flamurtari është një skuadër që është e ndërtuar për të fituar. Shorti qëlloi që të luanim me Flamurtarin.

E filluam mirë lojën, por ishin gabimet tona, pavarësisht aftësive të kundërshtarit. Nuk duhet ta luanim topin në fushën e kundërshtarit, duhet të dilnim më përpara nëpërmjet dy sulmuesve. Nuk duhet të luanim me top të shkurtër.

Humbëm dy raste shumë të pastra për ta bërë rezultatin 2-0. Futbolli nuk është me buton. Duhet të kemi respekt jo vetëm për Flamurtarin, që është një skuadër dinjitoze dhe është ndërtuar për të fituar, por për të gjithë.

Besoj se ndeshja e sotme duhet të na bëhet mësim dhe të kemi parasysh ndeshjet e tjera, pasi kemi humbur edhe dy ndeshje të tjera në kampionat, të cilat për në kanë qenë shumë negative.

Kemi patur problemet tona brenda skuadrës, për sa i përket dëmtimeve, por tani mendojmë vetëm për ndeshjen e ardhshme. Në futboll nuk flitet nga ana e mundësive, por nga ajo që jep në fushën e lojës dhe ne do të përpiqemi për kualifikimin. Rezultati 2-1 na ka komplikuar më tepër të gjithëve ne”. / abcnews.al