“I kënaqur me Seferin”, Shehi: Në fund kisha pak frikë, para derbit me shumë dëmtime

schedule15:24 - 7 Mars, 2021

schedule 15:24 - 7 Mars, 2021

Orges Shehi, trajneri i Tiranës, pas ndeshjes që skuadra e tij e fitoi me shifrat 1-2 ndaj Kastriotit, analizoi gjithçka ndodhi në fushën e blertë. Në lidhjen direkte me emisionin “Gol pas Goli” në Supersport durrsaku u shpreh:

“Pas një ndeshje të fituar ka vend për të korrigjuar. Seferi po na ndihmon shumë, krijon raste, hapësirë dhe thellësi. Më vjen mirë që shënoi. Tre fitore radhazi të bëjnë mirë për të rritur besimin, për tu ngjitur në klasifikim dhe për të përgatitur ndeshjen tjetër.

Bathën e kishin në stol, por nuk ishte gati, Najdovski nuk ishte në formë të mirë prej Covid-19, Torassa nuk ishte në dispozicion sot dhe Cale ende nuk është 100%. Është e vështirë të krijosh manovrën kur mungojnë lojtarë si Cale, Torassa dhe Batha. Jam i kënaqur që golat shpërndahen, nuk më shqetëson fakti që nuk shënojnë mesfushorët.

Njohja me Dajën? Kjo javë është e rëndësishme si për ne edhe për ata. Njohja ndikon paksa sepse në derbi lojtarët janë në maksimum dhe shumë pak ndikojnë trajnerët. I thashë skuadrës të shijojnë fillimisht fitoren e sotme. Kjo javë duhet të jetë sa më e qetë. Që kur kam ardhur mendoj se është një grup, ku janë aktivizuar thuajse të gjithë.

Në lojë do të jenë lojtarët më në formë, shpresoj të kemi rikuperime. Në minutat e fundit kisha pak frikë sepse kundërshtari mund të të ndëshkojë. Tre ndërrime i kemi bërë të detyruara. Çelhakën u mundova ta ruaj, Ismajlgeci dhe Hoxhallari patën shqetësim dhe duhej të ruheshim për derbin”, u shpreh Shehi. /abcnews.al