Historia e Agron “Pazarit”, 62-vjeçari nga Cakrani që tregton drithërat dhe ëndrra për muzikën

schedule20:40 - 5 Korrik, 2025

schedule 20:40 - 5 Korrik, 2025

Një tregtar që e sheh në çdo pazar të Fierit, Mallakastrës dhe Tepelenës. Me një energji që shumë të rinj do ta kishin zili dhe me pasion muzikën.

Ky është Agron Meçaj nga Cakrani. Prej dhjetë vitesh tregton drithëra dhe farëra. Pas një farë moshe dhe eksperience, një gjë e ka mësuar me siguri. Kush punon, rëndon dhe peshon si guri në vend të vet.

62 vjeç, i mësuar me disiplinën e punës dhe sakrificën e shkollimit pa shkëputje nga puna, Meçaj zgjohet herët në mëngjes çdo ditë të javës për të tregtuar farëra dhe drithëra.

Tregtari i famshëm i pazareve, ka një ëndërr të parealizuar që nuk lidhet me shifrat, por me muzikën. Një ëndërr të cilën e ka peng, duke qenë se as fëmijët e tij nuk e ndoqën.

Me entuziazmin tipik të tregtarit, Agron Pazari siç të gjithë e thërrasin nuk njeh ditë të mira apo të këqija në tregti. Për të çdo ditë është një mundësi të cilën ai vetë nuk e lë pa shfrytëzuar

Meçaj është shembulli konkret i njeriut që lufton çdo ditë, pa humbur optimizmin dhe mbi të gjitha, pa harruar ëndrrat./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!