Hapja e negociatave/ Rama: Kanë fituar të gjithë shqiptarët

schedule11:48 - 18 Prill, 2018

schedule 11:48 - 18 Prill, 2018

Kryeministri në një konferencë të përbashkët me Federica Mogherin-n për mediat është shprehur i lumtur për rekomandimin pozitiv të Komisionit Europian për çeljen e negociatave.

Ndërkohë, Rama i bëri thirrje opozitës që të mos bashkëpunojë me faktorë të huaj që duan të pengojnë integrimin tonë në BE.

“I bëj thirrje opozitës shqiptare që të mos komunikojnë me faktorë të huaj që nuk duan të pengojnë vendin tonë në rrugën drejt BE. Opozita të mos e nxjerrë jashtë vendit baltën e politikës sonë të brendshme”, tha kryeministri.

Më tej, ai bëri një thirrje për kryetarin e opozitës, Lulzim Basha, që të jenë së bashku drejt rrugës për integrimin europian.

“Të lemë mënjanë inatin dhe mllefin politik kur flasim me gjuhë të huaj. Unë ftoj sot, Lulzim Bashën që të bëjmë së bashku një skuadër të përbashkët me fanelën e Shqipërisë për integrimin europian. Nuk kam fituar, nuk ka fituar PS, nuk ka fituar qeveria, kanë fituar të gjithë shqiptarët”, theksoi kryeministri Rama.

Komisioni Europian rekomandoi të martën e 17 Prillit çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë.

/abcnews.al