Hajdari: Dakordësi për votën e diasporës, i qëndrojmë ndryshimit të sistemit

schedule22:54 - 24 Qershor, 2020

schedule 22:54 - 24 Qershor, 2020

Anëtarja e Këshillit Politik, Rudina Hajdari, pas përfundimit të mbledhjes tha se është rënë dakord për votën e diasporës, por shtoi se nuk do të heqë dorë nga kërkesa e saj për ndryshimin e sistemit.

 “Ka ende shpresë sa i përket ndryshimit të sistemit, atë që unë dhe shoqëria civile ka avokuar. Do të shkojmë deri në fund sa i përket kësaj kërkese. Në këtë tryezë doli një lajm i mirë, për të zbatuar atë dëshirë të diasporës për të votuar në Shqipëri. Tani është përgjegjësia e qeverisë dhe janë shumë akte nënligjore për tu bërë.  Vota e Diasporës është marrë si një çështje serioze dhe për këtë duhet përshëndetur.

I gjithë drafti do të bëhet pjesë e komisionit të Reformës Zgjedhore dhe presim që të fusim dhe elementë të tjerë që është ndryshimi i sistemit zgjedhor. Opozita jashtëparlamentare sidomos PD nuk pranoi që të kishim dakordësi për ndryshimin e sistemit”, tha Hajdari.