Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Berisha, i humbur me një kandidat të tij”/ Tirana, Meçe: Do ‘fshihet’ pas një të pavaruri

schedule20:53 - 12 Nëntor, 2026

schedule 20:53 - 12 Nëntor, 2026

Analisti Arben Meçe, i ftuar në emisionin “Real Story” në ABC Neës, ka komentuar zhvillimet në kampin opozitar dhe strategjinë politike të Sali Berishës, duke u ndalur te dështimi i protestave dhe mundësia e kandidimit të një figure të pavarur në zgjedhjet e ardhshme.

Sipas Meçes, Berisha ka kuptuar se nuk mund të dalë më në garë me një kandidat të identifikuar drejtpërdrejt me të, ndaj mund të zgjedhë një kandidaturë të pavarur.

Analisti theksoi gjithashtu se dështimi i asaj që e cilësoi si “akti final i goditjes së shtetit” e detyroi Berishën të kalojë nga protestat te foltoret, duke e konsideruar këtë një goditje të rëndë për të dhe strategjinë e tij politike.



“Çfarëdo që të bëjnë partitë e vogla, gjithçka e merr Berisha. Ai që është më i qartë është Berisha, se ka struktura, media, por në fund dy ishin përfundimet që grushti i shtetit dështoi dhe Berisha ndryshon.

Akti final i goditjes së shtetit dështoi. Prandaj Berisha kaloi nga protesta në foltore. Berisha nuk zgjedh njerëz që nuk janë të pabesueshëm. Ka një gjë tjetër… Berisha nuk del dot më përfundimisht me një kandidat të vetin.

Berisha nuk nxjerr asnjë të tijën, sepse kuptoi që nuk fiton dot me një kandidat të vetin, do dalë me një kandidat të pavarur. Berisha mori një goditje shumë të rëndë. Është i humbur me kandidatin e tij”, tha Meçe.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!